• |
ide | kryesore

E rëndë në Francë, nxënësi godet me thikë për vdékje mësuese

-Instant, Lajme, Planet



Një gjimnazist ka goditur me thikë për vdekje një mësuese në një shkollë të qytetit Saint-Jeande-Luz në Francë. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i qytetit, Jerome Bourrier. Mësohet se i riu është arrestuar, ndërsa mësuesja ishte rreth 50 vjeçe. Ajo ka humbur jetën nga një atak kardiak sapo shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje.

Mediat franceze shkruajnë se sulmuesi hyri në klasë. Mësuesja me origjinë spanjolle filloi të shpjegonte mësimin. Dyshohet se i riu mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, pra përjashtohet pista se mund të jetë një incident i lidhur me terrorin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *