• |
ide | kryesore

Skandali/ Zoto dhe Gugallja lanë inceneratorët peng në bankë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Si të mos mjaftonin shkeljet ligjore, ryshfetet për qeveritarët dhe 60 milion euro nga kontratat e majme, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë marrë me vetë në Austri edhe paratë e dy kredive, për të cilat kanë lënë peng inceneratorët.

Skandali është zbuluar nga emisioni Kronos në MCN, sipas të cilit llogaritë e inceneratorëve sot janë të bllokuara nga banka Credins, sepse kompanitë e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit nuk kanë shlyer këstet,

“Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion USD” raporton Kronos.

Dokumentat e siguruara nga Kronos zbulojnë se 4.7 milion dollarë u morën kredi në muajin Prill të vitit 2021.

Integrated Technology Services në pronësi të Klodian Zotos ka lënë peng kontratën koncesionare, që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën “Albtek Energy”.

Një vit më pas, SPAK sekuestroi inceneratorët. Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u arratisën dhe këstet e kredisë mbetën pa u paguar. Sot, llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë të bllokuara nga banka Credins.

Gjiknuri: Klodian Zotos ia dha inceneratorët ministri i LSI-së

Për pasojë kanë nisur përplasjet mes bankës Credins dhe Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Këto fakte thellojnë akoma më shumë aferën e inceneratorëve që i ka kushtuar shtetit miliona dollarë dhe për të cilin janë arrestuar ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS, Alqi Bllako dhe dhjetëra zyrtarë shtetërorë.

Pronarët e kompanive Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ende vazhdojnë të paguhen, pasi kryeministri Rama thotë se nëse shteti nuk do të paguante, kjo do të ishte shkelje e kontratës.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit kanë kushtuar rreth 60 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë.

SPAK i akuzon se i dhanë ryfshfet Lefter Kokës për të marrë koncensionin e inceneratorit. Inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Pasi janë faturuar punimet në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej 3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij./Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/05/25/inceneratoret-rama-shperthen-kunder-zerit-te-amerikes-krijon-panik-me-qellim-ben-propagande-armiqesore/



13 Comments

  1. Tamam keshtu duhet.
    Hani mender kot se gjeli iku me gjithe pupla.
    Shkullaku te na kendoje ndonje bejte nga te fshatit.

    1. Ja ku doli prape Credins. Eshte pjese e lojes dhe operacionit te pastrimit te parave. Jo vetem ne rastin konkret per “ne pergjithesi” parate e korrupsionit dhe droges. Jo me kot ish shoku i ngushte i dyshes se ineciatoreve, njeherazi ka qene kembza e ures tek Credins dhe qysh prej perzenies se Fullanit, eshte keshilltari ne hije i guvernatorit aktual. Pra ujku me melcite ne qafe. Nese ju te medias nuk e gjeni dote kalojani sektorit te Bolinos se e qan ai.

  2. Edhe Taci keshtu beri,vuri rafinerine e naftes ne banke dhe u xhduk me 80 milione dollare(desh te blinte edhe ekipin e milanos)kaubojsi nga fshati i Ersekes.
    Te gjithe jane njelloj .
    Edhe Blishi doli ne krijimtari te lire sepse merr 26.000 euro/muaj nga furrat e plehrave-thone gazetaret e varfer.
    Oh sa na dhimbset populli.

  3. Mafia shqipetare dhe ajo e diplomateve nderkombetare po i vjelim mire shqiptaret
    Mos i hengshit eurot e dollaret e popullit

  4. Nuk kam fjale per sa ndodh çdo dite ne kete vend .
    Peshku QELBET NGA KOKA !!
    Popull sidomos ai i majti shiten per nje kocke ,shiko patronazhistet dhe kupton pse jemi ketu .
    Na e la Enveri trashegim kete zakon hyjnor .

  5. Bankes i mbeten plehrat se inceneratoret nuk punojne, por ky fund i lojes ishte i parashikuar nga ata qe e krijuan dhe realizuan, Rama-Veliaj.

    Mafia i ka plehrat fushen e vet dhe jo vetem ne Itali, sepse ketej Adriatikut çiraket po ua kalojne ustallareve…

  6. “Opozita është kot”, “dorëzohet” Andi Bushati: Këtu ka mbaruar çdo gjë,bravo bushat me mire vone se kurre,por ne fund e kuptove qe opozita e salihut ka vdekur me kohe,shpellkaret e cecenet do te sulmojne ty Bushat si komunist

  7. I pari eshte ne remont dhe i dyti ska filluar pune. Kjo eshte per te shkul lesht. Vetem ne karamistan ben vaki qe nje objekt i pa vene asnjehere ne pune te kaloje ne remont. Teknikisht remontet behen ne rradhe dhe me vite pune te nje objekti. Ky i elbasanit pa nje dite pune ka kaluar ne remont ?????? Dhe qeveria thote qe do vazhdoj ta paguaj se do respektoj kontraten koncesionare.
    E pastaj thone qe ka shtet. Edhe une keshtu them qe ka shtet POR ESHTE SHTET HAJDUT

  8. Vzhdojne kredite skanadaloze te Credins Bank, po te vini re ne shume skandale del emri i kesaj banke ku kredite i japin pa pike pergjegjesie.

    Si mun te japesh kredi per nje objekt qe eshte koncesion me leket e shtetit? Pra tona?

    Me siguri ndonje drejtor i credinsit ka marre edhe ai pjesen e vet.

    Nuk u mjaftoi qe shteti i dha 60 milion euro por donin edhe kredi per shpenzime lluksi.

    Bravo Credins hajdut si shteti edhe ti.

    Nuk lihen leket ne Credins o popull.

  9. Gomar me te madh dhe qe pellet gjithe kohen ,si Rama nuk ka pare ky vend. I pa afte ne ndertimin e shtetit ligjor.
    Ne ekonomi eshte nuk.
    Topin ha fusin mes kembeve, por parate e vjedhura I kullandris Olsi hajduti. Cfare mund te thuash per kete teveqel qe kapardiset maje plehut me atlete.
    Karagjoz I lindur.
    Nuk ka pare gje fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *