• |
ide | kryesore

Video/ Meksikë, lojtari ndërpret intervistën për t’u përballur me trajnerin kundërshtar

-Instant, Sport, Video
meksikë



Skena të rralla dhe padyshim jo shumë edukuese në Meksikë. Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes së kampionatit elitar të vendit të Amerikës Qendrore. Santos Laguna dhe Puebla përfundoi 3-2 në favor të vendasve. Pas përfundimit të ndeshjes, Javier Correa, i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari. Sulmuesi ishte në zonën mikse, kur papritur, duke parë dikë që i kaloi pranë, ndërpreu fjalën. Ai dikush ishte trajneri kundërshtar Eduardo Arce, me të cilin kishte pasur një diskutim të zjarrtë në fushë. Correa nxitoi te trajneri i Puebla për të sistemuar çështjen…

Javier Correa po i përgjigjej me qetësi pyetjeve të gazetarit, kur pa trajnerin Arce të kalonte pranë. Sulmuesi nuk duroi dhe duke ndërprerë intervistën nxitoi drejt tij për të sqaruar një çështje të mbetur pezull. Të dy u kapën me njëri-tjetrin në fushë në fund të ndeshjes kur sulmuesi u zëvendësua. Sipas trajnerit të miqve po humbte shumë kohë.

“Mendoj se trajneri i Puebla duhet ta mbajë gojën mbyllur dhe t’i përkushtohet stërvitjes së lojtarëve”, i kishte thënë Correa gazetarit pak çaste më parë. “Nuk ka punë ai nëse unë dal ngadalë nga fusha, sepse është hera e dytë që më bën të njëjtën gjë. E do të doja të më thoshte të gjitha gjërat që më bërtiti në fytyrë. Por meqë nuk ka bo*e, nuk mi thotë”.

SHERRI MES CORREA E ARCE NË MEKSIKË

Atëherë, sulmuesi pushoi së foluri dhe iu afrua menjëherë trajnerit që e kishte sharë gjatë finales së furishme të ndeshjes. Ballë për ballë me të ai nisi të shpjegonte me nervozizëm këndvështrimin e tij. Në atë moment ndërhynë disa persona të stafit dhe ndanë dy palët që po afroheshin rrezikshëm. Nuk mund të dihet se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit Correa dhe Arce, por dallohen fjalët që trajneri i tha sulmuesit që po largohej: “Ke provokuar gjithë ditën”. Me pak fjalë, gjithçka “e qetë” në Meksikë…

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *