• |
ide | kryesore

Elon Musk humbet sërish statusin si njeriu më i pasur në botë

Paparazzi, Slider



Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Pasi mori vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur në botë nga miliarderi francez Bernard Arnault dy ditë më parë, pronari i Twitter ka humbur përsëri statusin dhe u rikthye në vendin e dytë.

Në fillim të kësaj jave,  Musk rifitoi titullin  pasi çmimet e aksioneve të Tesla u rritën dhe vlera e tij personale neto arriti në 187.1 miliardë dollarë. Megjithatë, sipas Fortune, aksionet e Tesla ranë me më shumë se 5 për qind të mërkurën, gjë që bëri që Musk të humbasë gati 1.91 miliardë dollarë të vlerës së tij neto në një ditë të vetme. Indeksi i miliarderëve të Bloomberg zbulon se pasuria totale e Elon Muskështë 176 miliardë dollarë.

Me këtë rënie të Musk, miliarderi francez Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze Louis Vuitton, doli sërish në vendin e parë dhe aktualisht po sundon piramidën e pasurisë me një vlerë totale neto prej 187 miliardë dollarësh.  Arnault dhe Musk ndiqen nga Jezz Bezoz, Bill Gates dhe Warren Buffett në top 5 njerëzit më të pasur. Manjati indian i biznesit Mukesh Ambani aktualisht renditet në numrin 11 me pasuri prej 79.9 miliardë dollarësh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *