• |
ide | kryesore

“Ata janë unikë, kanë dy më të mirët në botë”: Muller admiron PSG dhe i frikësohet mbi të gjitha Mbappe

-Instant, Sport
Muller



Thomas Muller ndez sfidën kundër Paris Saint-Germain në vigjilje të kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi gjerman, njeriu që ka dhënë më shumë assist për skuadrën e Nagelsmann, në rubrikën e tij “Müller-Mail” ka trajtuar temat e nxehta të ndeshjes. Një vëmendje të veçantë gjermani i ka dhënë Kylian Mbappe dhe efektit që mund të ketë ai në ndeshje.

Në fakt, ylli i parisienëve, kur hyri në fushë në sfidën e parë, trembi jo pak mbrojtjen e Bayern. “Kur ai doli në fushë ai tregoi menjëherë cilësitë e tij. Por ne nuk duhet të harrojmë realitetin. Një nga veprimet e tij më të rrezikshme ishte goli jashtë loje,” tha Muller duke u përpjekur të ulte tensionin e të tijve ndaj rivalit të tyre të fortë. “Një lojtar si ai është gjithmonë në vendin e duhur për të shënuar. Është e qartë se ai është një rrezik absolut. Ndoshta aktualisht lojtari që bën më shumë diferencën”.

Lexo më tej: Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Bayern do të ketë avantazhin e 1-0 të fiksuar nga Coman, por me PSG është e qartë se gjithcka mund të ndodhë. E Muller e lejoi veten të tregojë thuajse admirimin për kundërshtarin. Sigurisht me dëshirën edhe për të theksuar rëndësinë e suksesit të Bayern në fushën franceze: “Unë mendoj se është unike të kesh në skuadër dy lojtarët më të fortë në botë. Në Mynih do të luajmë gjithçka, jemi gati”, përfundoi gjermani për Sport1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *