Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave. Gjatë seancës,Hutra është shfaqur i qetë dhe pa asnjë shenjë pendese.
Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg. Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen… I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.
40-vjeçari dy ditë më parë, bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Ai i vrau asaj motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Po ashtu, ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.
Kujtojmë se në dëshmitë e tij të para ai ka thënë se vrasjet i kishte të planifikuara që kur ishte në burg. “Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, mësohet të ketë thënë ai kur u arrestua. Ndërkohë bëhet me dije se autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënimet e kryera nga ky i fundit.
“… I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.”
Nëse fajin e pati sistemi, po ato gratë e shkreta ç’faj patën?! E ke me sistemin, nxirrja atij.
Po ti ke probleme të thella mendore që kanë nevojë të trajtohen …. Edhe një tjetër, nëse nuk të dënon njeriu të dënon Zoti.