• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore

Paparazzi, Slider



Tom Sizemore ka ndërruar jetë, sipas raporteve të shumta.

Aktori i njohur për interpretimet e tij në filma si;Saving Private Ryan, Heat dhe Black Hawk Down, u nda nga jeta në një spital të Los Anxhelosit. Ai ishte 61 vjeç. Përfaqësuesi i Sizemore, Charles Lago, tha për TMZ; “Me pikëllim  më duhet të njoftoj se aktori Thomas Edward Sizemore (“Tom Sizemore”) në moshën 61-vjeçare vdiq i qetë në gjumë sot në Spitalin St Joseph’s Burbank. Vëllai i tij Paul dhe djemtë binjakë Jayden dhe Jagger (17) ishin pranë tij.”

Vdeekja e aktorit vjen gati dy javë pasi ai u rrëzua në shtëpinë e tij në Los Angeles më 18 shkurt dhe u shtrua në spital me një aneurizëm në tru, e cila ndodhi si pasojë e një goditjeje. Ai mbeti i shtruar në gjendje kome. Menaxheri i Sizemore zbuloi në një deklaratë se mjekët rekomanduan një vendim për fundin e jetës pasi zbuluan se nuk kishte “shpresë të mëtejshme”.

“Familja tani është duke vendosur çështjet e fundit të jetës dhe një deklaratë e mëtejshme do të lëshohet të mërkurën”, thuhet në deklaratë. “Ne kërkojmë privatësi për familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ata dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për mbështetjet dhe lutjet që janë marrë. Kjo ka qenë një kohë e vështirë për ta.”/Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *