• |
ide | kryesore

Përplasja e dy trenave/ Qeveria greke kërkon falje publike për aksidentin

-Instant, Lajme, Planet



Për një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kërkoi falje për tragjedinë në Tempe.

Sigurisht që ua kam borxh të gjithëve, por mbi të gjitha të afërmve të viktimave, një ndjesë e madhe, aq personale, aq edhe në emër të të gjithë atyre që drejtuan vendin prej vitesh. 

Në Greqinë e vitit 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe të mos vihen re nga askush.  Ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”, tha ai.

Gjithashtu, ai shprehu përkushtimin se drejtësia do të vendoset shumë shpejt dhe personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë, duke shtuar se në ditët në vijim ministri kompetent do të njoftojë ndërhyrjet për përmirësimin e menjëhershëm të sigurisë së hekurudhave deri në përfundimin e Sistemit të Administrimit Elektronik.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se do t’i kërkojë menjëherë Komisionit Europian dhe vendeve mike ndihmën e tyre në aspektin e njohurive, në mënyrë që më në fund të marrin trena modernë, si dhe se do t’u propozojë të gjitha palëve të angazhohen tani e tutje që në Parlamentin e ardhshëm të ngrihet një Komision i Posaçëm për të hetuar historinë e hekurudhave greke përgjatë njëzet viteve të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *