• |
ide | kryesore

Si do regjistrohet PD në zgjedhje/ Zbulohen variantet brenda mbledhjes së Këshillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pd



Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fokus ishte vendimi se si PD do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit pas vendimit të Gjykatës së Apelit që nuk përcaktoi përfundimisht se kujt do t’i mbetet vula e partisë duke e rikthyer çështjen në shkallë të parë.

Në pjesën e hapur për mediat, Berisha tha se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet pavarësisht se kjo është një nga qëllimet e Edi Ramës. Mediat raportojnë se dy janë variantet që po diskutohen për mënyrën e kandidimit në lokalet e 14 majit.

Sipas të njëjtave burime, varianti i parë që po diskutohet është ai i përsëritjes së skenarit të 6 Marsit 2022. Në ato zgjedhje të pjesshme lokale në vetëm 6 bashki, kandidatët e Berishës garuan nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” së bashku me Partinë e Lirisë që në atë kohë mbante ende emrin LSI.

Varianti i dytë që po diskutohet, por që gëzon mbështetje më të vogël është ai që kandidatët e primareve të dalin si të pavarur dhe të mbështeten nga forcat opozitare. PD ka njoftuar se do të regjistrohet sot në KQZ. Mësohet se shkresën në këtë instutcion do ta çojë vetë Sali Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sali Berisha mblodhi sot në mbasdite “Këshillin kombëtar” duke përsëritur për herë të 7 brenda 24 orëve të njëjtin fjalim. Thelbi i fjalimit është që McGonigal është tradhtar i SHBA, Rama ka korruptuar një tradhtar, që të kapnin Lulzim Bashën, dhe pasi e kan kapur, Lulzim Basha ka shkatërruar SHBA, Shqipërinë, PD dhe Sali Berishën. Në përfundim propozimi është që nuk ka rëndësi McGonigali, Rama , McGonigali me fustan Yuri Kim etj,revolucioni perfundoje ne nje vagon mallrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *