• |
ide | kryesore

Mallra, aksesorë dhe dokumente false në kufi, arrestohen 2 shtetas, në hetim 2 të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare ka evidentuar dhe goditur 4 raste të paligjshmërive të ndryshe në hyrje dhe në dalje në kufinj dhe për pasojë ka arrestuar 2 shtetas, ndërsa janë nën hetim 2 tjerë.

Në Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave me vlerë 13 mijë euro.

Në Portin e Durrësit u godi një rast i mos deklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. U sekuestruan aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigareve vlerë totale 2320 euro.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare

Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Evidentohen dhe goditen 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, në hyrje dhe në dalje të RSh-së, vihen në pranga 2 shtetas, në hetim 2 të tjerë.

✅Në PKK Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen 1 dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

✅Në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Si rezultat, u goditën 4 raste të paligjshmërive në fusha të ndryshme.

-Në PKK Rinas, në dalje, bazuar në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të detajuar shtetasin E. B. Nga verifikimet në laboratorin e dokumenteve rezultoi se leja e qëndrimit që kishte paraqitur ky shtetas, ishte e falsifikuar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje, kanë kaluar për kontroll më të detajuar valixhet e shtetasit R. S. Gjatë kontrollit të valixheve të tij janë gjetur veshje të ndryshme (me vlerë rreth 13 000 euro), të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në Kosovë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë.

-Në Port Durrës, në hyrje, u godit një rast i modeklarimit të sendeve me vlerë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur aksesorë të ndryshëm floriri, që dyshohet të jenë të vjedhura.

Gjithashtu, po në hyrje, në port Durrës, u godit një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 4 kuti me cigare (puro), më vlerë totale 2320 euro.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *