• |
ide | kryesore

“Nuk kemi luksin të bëjmë festë”: Hallaçi i gëzohet fitores në Laç, Mezani nuk del fare para gazetarëve

-Instant, Sport
Hallaçi



“Skuadra tregoi karakter. Kemi bërë analizë, lojtarët kryesorë duhet të bëjnë kujdes. Mendoj se skuadra është përgjigjur mirë në pjesën e parë. Bëmë dhe dy ndryshime sot, që mendoj se shkuan mirë. Kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Nuk mund të them që do të bëjmë një festë sepse nuk e kemi luksin”. Rrahman Hallaçi mund të marrë frymë qetësisht pas një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Laçit. Kukësi tashmë është larguar nga zona e playout, duke ia lënë atë bardhezinjve të Mezanit. Me 31 pikë blutë janë për momentin 4 pikë nga zona europiane, e po aq nga ajo e rënies. “Duhet të bëjmë kujdes – tha Hallaçi -. Duhet të marrim fitoret në transfertë për objektivin tonë. Objektivi është qëndrimi në Superiore. Do të bëjmë maksimumin për këtë objektiv. Nuk e kemi mendjen te sezoni tjetër. Më jep ngrohtësi harmonia që ka skuadra. Presioni është shumë i madh, sepse kundërshtarët janë të organizuar”.

Hallaçi tregon edhe zgjedhjen e gjetur për të aktivizuar Rashitin, që shënoi golin e parë të Kukësit: “Është një lojtar që ka kualitet, vizion, cilësi. Ishte më mirë të fusnim Rashitin, duke ditur që Barbosa ishte i ngarkuar. Ai na ka ndihmuar shumë duke bërë një tërheqje dhe duke aktivizuar lojtarët e krahut. Mendoj se Rashiti bëri një ndeshje të mirë. Kemi pasur një ngërç te goli, por është diçka që do të rregullohet”, përfundoi Hallaçi.

Lexo më tej: Video/ Selmani, çfarë gafe: Kukësi përmbys Laçin dhe zhyt Mezanin në zonën playout

Tekniku i Laçit Gentian Mezani nuk ka dalë fare para gazetarëve, në përfundim të ndeshjes. Vlonjati nuk është ndjerë në gjendje të mirë nga ana emocionale, pas mënyrës si humbi ndeshjen. Gabimet e Selmanit, të cilin e zëvendësoi me Dajsinanin, e zbritën tashmë Laçin në zonën playout.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *