• |
ide | kryesore

Chris Rock, i fiksuar pas Jada Pinkett Smith

Paparazzi, Slider



Jada Pinkett Smith nuk është e përfshirë në tensionin e vazhdueshëm mes bashkëshortit të saj Will Smith dhe komedianit Chris Rock, thotë një burim i afërt me aktoren për PEOPLE.

Një vit pas incidentit në Oscars ku Smith goditi Rock-un në skenë, ky i fundit trajtoi sulmin në komedinë e tij  Chris Rock: Selective Outrage duke bërë shaka për Smith-et dhe martesën e tyre. “Jada nuk ka pasur asnjë rol në të gjithë këtë, përveçse është turpëruar”, thotë burimi. “Chris është i fiksuar pas saj dhe kjo ka ndodhur për gati 30 vjet.” “Shiko se ku ai zgjodhi të filmojë specialin e tij në Netflix. Vendlindja e saj [Baltimore]. I fiksuar.

Në specialen e tij, Rock pohoi se Jada e meritonte të tallnin, duke thënë se ishte ajo që i niste gjërat dhe se ai thjesht po reagonte. “Bëra disa shaka për të.  Kështu është: ajo e fillon, unë e mbaroj. Kjo është ajo që ndodhi . Askush nuk po merrej me të “. Burimi shtoi se ata “ishin të shokuar se sa herë Chris përdori fjalën kur*ë duke iu referuar Jada”. Pavarësisht se aktori synon Jada-n, ajo po shikon përpara. Tani për tani Jada është e fokusuar në librin e saj që do të dalë këtë vit”, përfundoi ai./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *