• |
ide | kryesore

Berisha: Rama fluturon me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nga Mallakastra akuzoi kryeministrin Rama se shpenzon miliona euro për udhëtime me charter.

Gjatë fjalës së tij ku prezantoi edhe kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastër, Berisha u shpreh se Rama nuk rrit rrogat, por blen 4 mln euro një vazo druri për në oborrin e kryeministrisë.

“Ky fluturon vetë me avion me dhomë gjumi kudo shkon, duke shpenzuar 22 mln euro. Asnjë kryeministër në Evropë nuk i lejon vetës një gjë të tillë.

Austria është një vend 10 herë më i pasur se ne, kancelari i Austrisë ia ndalon qeverisë së tij dhe vetes udhëtimin me charter, ministrat economy class vetë ai në business.

Kurse Edi Rama mban avion në dispozicion, shpenzon me 137 fluturime 22 mln euro.

Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë, akt të cilin nuk ka zyrtar në botë që ia lejon vetes

Edi Rama nuk rrit rrogat, nuk rrit pensionet, por shpenzon për vetura luksoze, shpenzon për qëllime të tjera dhjetëra milion euro sikur të ishte i biri i mbretit të Arabisë Saudite apo i sulltanit të Bruneit dhe jo kryeministri i një vendi me probleme të mëdha”, tha ndër të tjera Berisha.



13 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *