• |
ide | kryesore

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidenti



Thellohet bilanci tragjik nga aksidenti që ndodhi paditen e sotme tek rrethrrotullimi i TEG në Tiranë. Pas 2 vajzave pasagjere në makinën Audi A8 ka ndërruar jetë në spital edhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi” – thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e të riut po udhëtonte nga Farka me një makinë Audi A8 në drejtim të TEG dhe tek rrethrrotullimi theu barrierat dhe ra në nënkalim duke u përplasur me një tjetër automjet tip Hyndai që kalonte poshtë. Për pasojë humbën jetën fillimisht 2 vajza që ai kishte në makinë. Ato janë ende të paidentifikuara për shkak të plagëve të marra.

Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur. Të plagosur janë 3 persona që ndodheshin në makinën Hyndai që ai zuri poshtë. Ajo drejtohej nga një 60-vjeçar i cili është plagosur bashkë me 2 pasagjerë të tjerë. Është identifikuar vetëm njëra nga këto pasagjere e cila quhet Alda Kurti, e cila ndodhet në spital.

Burime në vendi ku ndodhi aksidenti thanë se Audi A8 ka çarë barrierat e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në skajin tjetër të autostradës duke kaluar në ajër tre korsi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpejtësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën.

Viktima: Klevis Ruçaj – 20 vjeç, shoferi i Audi
Viktima: Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi
I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç – Shofer i Hyundai
E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, – Pasagjer në Hyundai
I plagosur: O.K, 24 vjeç, – Pasagjer në Hyndai



5 Comments

  1. Kjo eshte shoqeria ku po jetojme. Ky tipi, 20 vj me Audi A8, duhet te ishte ne shkolle, jo te postonte video me 270 km/ore (me shume mundesi pas konsumimit te substancave qe po behen cdo dite e me shume problem per shoqerine – prit se s’keni pare gje akoma). Se pari nuk arrij te kuptoj keto familje qe po marrin ne qafe femijet duke u lene kaq para dhe liri. Edhe nese nuk ja kane dhene vete, duhet ta kshin frenuar. Une nuk di si do ta qajne sot. Se dyti nuk kuptoj shtetin te cilit nuk i funksionon asnje hallke. Se Shqiperia aq eshte, te gjithe i njohin te gjthe. e pamundur te mos kesh informacion se cfare bejne e si jetojne keta njerez. Per me teper qe shoqeruesit/bodigardet e tyre jane shumica pjese e strukturave te rendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *