• |
ide | kryesore

Aksidenti me tre viktima te mbikalimi TEG-ut, Ruçaj u pajis me patentë 1 vit më parë

-Instant, Lajme, Të fundit
klevis rucaj, TEG, Aksident



Drejtuesi 20-vjeçar i ‘Audi’-t që shkaktoi aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur persona, Klevis Ruçaj, kishte 1 vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Brenda pak muajsh, i riu ishte gjobitur 5 herë nga policia rrugore.  Ai kishte kryer shkelje të qarkullimit të tipit: shpejtësi, përdorim celulari në timon, parakalim dhe veprime të ndaluara.

Rastet e gjobitjes:

  1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
  2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
  3. Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
  4. Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
  5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022

Ditën e djeshme një aksident tragjik është regjistruar në mbikalimin e TEG. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari. Kjo ka bërë që të humbë kontrollin e makinës dhe të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG. Ai përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë. Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit. Vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Audi’, Ruçaj, vdiq disa orë më vonë në spital

20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.



9 Comments

    1. MESONI PER PSIKOPATET O POPULL SHPELLAR

      Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

      A.B. Jamieson

  1. Hec mor se si vjen keq kujt per nje te droguar ne timon, shyqyr te pafajshmit vetem jane plagosur kete here…
    Na mbyti hipokrizia neper facebook “ngushellime”. Mos te kishte vdek sot do perplaste ndonje femije neser

    1. Gjithë ato gjoba përsëritëse dhe si kanë bllokuar mjetin. Një vit shofer me BMV!!! Në Itali ku jetoj një shifër i ri duhet të drejtojë mjete më fuqi motorike deri në 50 kw.Pra makina te vogla me kubik të vogël 1,2 o deri 1,4.Shqiperia vend bananesh.

  2. Keto imazhe duhen publikuar ne cdo rruge te shqiperise, si fotot te paketat e duhanit, qe keto karat e vegjel te qetesohen pak.
    Pastaj sa i perket si ka mundesi qe ky akoma levizte mbas gjith atyre gjobave eshte muhabet tjeter

  3. Ne amerike nese je 50km/ore mbi shpejtesine e lejuar te bllokohet makina dhe patenta. Ne Albanistan ku dhe rruget jane per faqe te zeze dhe pa ssinjalistiken e duhur keta caracet qe i kane makinat nga leket e droges se me pune sbesoj ta kete blere Audi 8 ecin si te cmendur.Kjo ndodh pasi shteti rengbythje me gjykates pa breke ne bythe qe pasuroihen vetem nga keta tipa me leke nuk japin vendimet e duhura, sic ndodhi per rastin e atij tek rruga Kavajes dhe u la i lire.Mire veten por mori ne qafe dhe ata debile femra qe shoqerohen me tipa te tille dhe ja rezultati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *