• |
ide | kryesore

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë



Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në spital. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat një 45-vjeçare, drejtuese e makinës që shkaktoi aksidentin.

“Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



1 Comment

  1. Pse po qe Afgane dhe na plasi kari ne nderkohe qe ne po na aksidentohen perdite njerzit tane? Sa kar jane keta idiotat gazetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *