• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti ndalon Teutën me 10 lojtarë: krutanët të tërbuar për penalltinë e pa dhënë

-Instant, F1, Sport, Video
kastrioti



Vetëm 0-0 në Kamëz mes Kastriotit dhe Teutës në javën e 25 të Kategorisë Superiore. Një pikë për secilën, që nuk është se i ndihmon për qëllimin që kanë, por me renditjen e ngjeshur cdo pikë vlen. Kastrioti me 10 lojtarë, jo vetëm rezistoi, por pretendoi për një penallti të padhënë. Teuta në anën tjetër, mban rrezikun larg, por nuk i afrohet Europës.

Sfida nisi e tensionuar për të dy ekipet, që e kanë të qartë sa rëndësi kishte ndeshja. Kastrioti u mundua të imponohet, me Martinin që preferoi kundërsulmet. Ekuilibër në lojë, që u duk se mund të prishej në minutën e 43’. Kastrioti mbeti me 10 lojtarë, pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq. Ndërhyrja e mesfushorit ishte e ashpër. Arbitri nuk pati hezitimin t’i tregonte daljen e shpejtë për në dhomat e zhveshjes. Protesta të forta të vendasve, por që nuk mund të ndryshonin vendimin e marrë.

Lexo më tej: Video/ Dwamena tërheq Egnatian drejt luftës për titull: me 10 lojtarë vendasit fundosin Kastriotin

Çela nuk hoqi dorë nga dy sulmuesit Reginaldo e Greca pavarësisht se ishte në inferioritet. Teuta u shty përpara me Lorenco Vilën, por muri krutan nuk ra. Përgjigje e kundërpërgjigje mes skuadrave, që vazhduar të luanin hapur. Skuadra e Martinit megjithatë nuk e bëri të vlejë lojtari më shumë.

Lexo më tej: Video/ Teuta trondit Tiranën dhe mban kreun të palëvizur: Emiljano Vila, dygolëshi që i bën një favor Partizanit

Në minutën e 87’ krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kouros. Arbitri e akordoi faullin, por u thirr nga VAR. Pas kontrollit të imazheve e anuloi, duke tërbuar lojtarët e Kastriotit. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7 me 33 pikë. Mbyll renditjen Kastrioti në vendin e 10 me 24 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *