• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Intervalet e gjata me diell do të jenë më presente në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradualisht të vranësirave. Ato do të jenë më të dukshme në zonat Veriore të territorit Shqiptar. Vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *