• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshjet përfshijnë vendin

-Instant, Lajme, Të fundit
Moti



Vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin tonë gjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.

Mbrëmja dhe nata vonë parashikohet të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat perëndimore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes. Ato do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *