• |
ide | kryesore

U zhgënjye se Julia Roberts zgjodhi United e jo City, Red Devils fundosin goditjen: “Ja në Old Trafford”

-Instant, Sport
Roberts



Replika në distancë mes Pep Guardiola dhe Manchester United. Pas goleadës në Champions kundër Leipzig, trajneri i City bëri shaka dhe zbuloi adhurimin e tij për Julia Roberts. Spanjolli shprehu zhgënjimin e madh që ndjeu në vitin 2016 kur e pa aktoren të vizitonte Djajtë e Kuq. Një episod që United vendosi t’ia kujtojë menjëherë trajnerit duke postuar në Tëitter disa imazhe të yllit amerikan në Old Trafford.

“Jam një dështak në Champions League. Edhe nëse do ta fitoja tre herë radhazi, do të isha humbës – deklaroi Guardiola në konferencën pas ndeshjes kundër Leipzig -. Kam tre legjenda absolute: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts”. “Julia Roberts ishte në Mançester disa vite më parë. Jo në vitet ’90, kur Sir Alex fitonte të gjithë titujt – shtoi ai -. Ajo erdhi në periudhën në të cilën ne ishim më mirë se United, por shkoi të shihte ndeshjen e tyre. Nuk erdhi ta na takonte”. “Ja përse edhe nëse do të fitoja Champions League, nuk do të ishte e krahasueshme me faktin që Julia Roberts vizitoi Mançesterin, por nuk erdhi të na shihte – vazhdoi Pep me një buzëqeshje në buzë -. Nëse do të fitoja Champions nuk do të arrija ta kaloja këtë zhgënjim që pata”.

Lexo më tej: Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri

Deklarata që gjetën menjëherë terren pjellor te United. Të thirrur në cështje nga trajneri i City, në fakt, Djajtë e Kuq kanë shfrytëzuar menjëherë rastin. Ata kthyen në rrjetet sociale pamjet e vizitës së Julia Roberts. “Kthim në kohën kur Julia Roberts vizitoi Old Trafford”, teksti që shoqëron fotot e yllit të Hollywood.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *