• |
ide | kryesore

Pas tërmetit 14 persona humbin jetën nga përmbytjet e frikshme në Turqi

-Instant, Lajme, Planet



Fatkeqësitë në Turqi nuk njohin fund. Së fundmi, katërmbëdhjetë persona kanë vdekur. Shumë të tjerë janë zhdukur. Kjo pasi përmbytjet vërshuan në rrugët e dy qyteteve në juglindje të vendit. Midis viktimave janë edhe disa të mbijetuar nga tërmeti që kishin jetuar në shtëpi provizore me kontejnerë.

Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë. Organizata e kërkim-shpëtimit Afad tha se në një periudhë 24-orëshe, kishte rënë mbi 250 mm shi dhe kjo solli përmbytjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *