• |
ide | kryesore

Për një KQZ të depolitizuar

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Spektakli i fundit politik që na ka dhuruar kreu i KQZ-së Celibashi na ka treguar edhe një herë atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve tashmë e kanë të qartë: KQZ dhe procesi zgjedhor në përgjithësi duhet de-politizuar. Menxhimi i procesit zgjedhor nga aktorë dhe institucione të zgjedhur nga politikanët cënon rëndë besueshmërinë e këtyre institucioneve dhe mbyll skenën politike shqiptare.
Institucionet tona zgjedhore si KQZ-ja dhe komisionet zgjedhore janë ngritur mbi teorinë “hajduti kontrollon hajdutin”. E thënë ndryshe idea është që komisionerët e PS-së kontrollojnë ata të PD-së dhe ansjelltas. Për këtë arësye zgjedhjet menaxhohen nga përfaqësuesit dhe militantët e partive kryesore.

LEXO ME TEJ:

Shpjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD

Problemi është se kjo filozofi ka dështuar. Nga njëra anë ajo eleminon mundësinë e daljes së partive të reja sepse hajdutët bëhen bashkë dhe vjedhin votat e aktorëve të rinj. Nga ana tjetër, sikurse na demonstroi Celibashi, KQZ-ja nuk ka fare besueshmëri sepse antarët e saj zgjidhen jo për profesionalitetin apo integritetin e tyre ligjor dhe administrativ por sipas oreksit politik të rradhës.
Aktorët politik nuk kanë fare interes që KQZ-ja të jetë e besueshme, sepse përndryshe nuk mund të denoncojnë vjedhjen e zgjedhjeve kur humbasin. Në rastin konkret Celibashi u zgjodh në krye të KQZ-së nga Sali Berisha (në vend të Ilir Rusmajlit). Edhe pse ishte po Berisha që 20 vite më parë (sa shpejt ikën koha!) e denonconte Celibashin si bandit, hajdut dhe manipulues votash (shiko https://tvklan.al/sali-berisha-akuzon-kreun-e-kqz-celibashi-per-manipulim-te-zgjedhjeve-15-nentor-2003/)
Ndaj nuk është cudi sot që Celibashi nuk ka besueshmëri as majtas, as djathtas dhe as në mes. Ai është vendosur në krye të KQZ-së pikërisht sepse ka shërbyer herë majtas dhe herë djathats sipas mandatit politik që ka marrë. Dhe ky nuk është problem i Celibashit si person por i llogjikës perverse të formësimit dhe funksionimit politik të KQZ-së.

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD

Por skandali i sjelljes së Celibashit sot nuk është mos-regjistrimi i Berishës si kryetar i PD-së. Edhe vetë Berisha nuk ka asnjë inat real me Celibashin sepse e ka shumë të qartë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai nuk e ndihmon dot. Edhe sikur KQZ-ja e Celibashit të regjistronte PD-në e Berishës ky vendim do rrëzohej menjëherë në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve – KAS (ku ironikisht ndodhet Rusmajli). Këtë realitet Berisha e di mirë dhe gradualisht po e kupton edhe brezi i ri i berishistëve që filloi të zemërohej seriozisht me Celibashin.
Skandali i aktrimit politik të Celibashit nuk qëndron as tek mohimi i regjistrimit të PD-së zyrtare. Edhe problemin e pjesmarrjes së PD-së zyrtare e zgjidh Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS). Herët a vonë, si Berisha edhe PD-ja zyrtare do marrin pjesë në zgjedhje, ndaj nuk ka asnjë skandal real në këtë pikë.
Skandali i vërtetë i Celibashit ishte vendimi i tij për të mos regjistruar në zgjedhjet lokale forcën e re politke Lëvizja Bashkë dhe kandidatin e saj për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Arlind Qorri, në kundërshtim me frymën e ligjit dhe me vetë precedentin e KQZ-së. Ky vendim u mbajt në fuqi edhe nga KAS (një tjetër institucion tejet i politizuar).
Sot Lëvizja Bashkë u pengua nga KQZ-ja e politizuar. Nesër kur të futet në zgjedhje votat e saj do vidhen nga bashkëpunimi i komisionerëve PS-PD-LSI. Dicka e tillë ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 me Lëvizjen Vetvendosja. E njëjta gjë ka ndodhur më parë me partinë Fryma e Re Demokratike të Bamir Topit. Zhurma shurdhuese PS-PD, apo Rama-Berisha-Basha, shërben për të fshehur realitetin skandaloz të bashkëpunimit PS-PD-LSI në vjedhjen e votave të aktorëve të rinj politik.
Institucionet tona zgjedhore janë ndërtuar për të mbajtur dhe ricikluar në pushtet të njëtën klasë politike që kemi prej 30 vitesh. Sot KQZ-ja e Celibashit dhe komisionet zgjedhore partiake i shërbejnë klasës politike ekzistuese. Mosfutja e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet lokale është shembulli i fundit i këtij bllokimit të skenës sonë politike. Është një akt që lehtëson si pozitën edhe opozitën.
Mungesa e alternativave të reja së pari lehtëson ndjeshëm fitoren e socialistëve në Tiranë. Të gjitha sondazhet tregojnë se avantashi i Erjon Veliajt përballë kandidatit berishist Belind Këllici është i thellë dhe ka pak shanse të ngushtohet. Ndaj socialistët dhe Veliaj janë komod me një kandidat të opozitës qoftë vuliste, qoftë berishiste. Për të parën socialistët nuk shqetësohen se ka pak vota, për të dytën e kanë gati ligjërimin anti-berishist. Ndërkohë një kandidaturë alternative si Arlind Qorrri është e paparashikueshme si në ligjërim edhe në elektorat, sidomos po të kemi parasysh nivelet e larta të pakënaqësisë me qeverisjen socialiste.
Por edhe opozita aktuale, vuliste apo berishiste, është e qetë me mungesën e alternativave sepse përndryshe ajo humbet monopolin e opozitarizmit. Imagjinoni efektin politik të një kandidati të ri alternativ në Tiranë që edhe nëse nuk fiton merr më shumë vota se PD-ja e vulës, se LSI-ja apo se kandidati berishist. Ndaj Lëvizjen Bashkë dhe Arlind Qorrin nuk e do as PS-ja, as LSI-ja dhe as PD-ja! Nuk është aspak rastësi që gjykatësi që e zvarriti pa fund dhe në shkelje flagrante të ligjit regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në Gjykatën e Tiranës është i famshmi Zhukri (që i dha vulën e PD-së Berishës).
Për të gjitha këto arësye edhe nëse Lëvizja Bashkë futet në zgjedhjet lokale nesër apo në zgjedhjet parlamentare pasnesër, komsionerët e PS, PD dhe LSI/LP do punojnë vrullshëm për vjedhjen e votave të saj. Institucionet tona elektorale janë ndërtuar për të penguar që në gjenezë lindjen e forcave të reja politike, herë duke penguar formalizimin e tyre, në gjykatë dhe KQZ, dhe herë duke u vjedhur votat nëpërmjet komisionerëve politik.
Janë këto institucione zgjedhore, së bashku me një sistem elektoral që penalizon aktorët e rinj politik, që riprodhojnë statu kuonë e shëmtuar politike ku ndodhemi. Kemi tashmë mbi dy dekada që vazhdojnë të merremi me Berishën, Metën, Ramën dhe Celibashin. Kemi një sistem politik që si alternativë ndaj qeverisjes së korruptuar dhe autoritare Rama na ofron shpëtimtarin anti-korrupsion Ilir Meta dhe si shpëtimtarin e demokracisë Sali Berishën.
Në këto kushte, ndërtimi i institucioneve zgjedhore të depolitizuara është një nga ndryshimet e domosdoshme (ndonëse jo të mjaftueshme) për të hapur dhe ajrosur skenen tonë politike. Ka plot shembuj në botën në zhvillim (stadi ku ndodhet Shqipëria) ku zgjedhjet menaxhohen shumë mirë dhe qetë nga qytetarët e thjeshtë që zgjidhen me short. Nuk është aspak e nevojëshme, dhe aq më pak e dobishme, që zgjedhjet të menaxhohen nga militantët partiak.
Ashtu sikurse ka plot shembuj në botën në zhvillim të institucioneve zgjedhore si KQZ që nuk janë aspak politike por pjesë e administratës publike, ku antarët zgjidhen me konkurs publik, të hapur dhe transparent. Si të tilla ato funskionojnë mjaft mirë, me efikasitet dhe kanë besueshmëri të lartë në elektorat.
Natyrisht lexuesit skeptik me të drejtë do më thonë që dicka e tillë është e pamundur në Shqipëri me korrupsiuonin, krimin dhe drogën që na ka mbytur. Ndaj i ofroj si shembull rastin e Kolumbisë ku jetoj, dhe politikën e së cilës e studjoj prej vitesh, ku komisionerët zgjidhen me short nga qytetaria për të bërë punën e komisionerit në ditën e zgjedhjeve (është detyrim ligjor) dhe ku KQZ-ja është një institución teknik i administratës publike me besueshmëri të lartë në publik.

Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashësnbsp;

Në Kolumbinë që ne aq shumë e paragjykojmë rezultati i zgjedhjeve të përgjithëshme (presidenciale) zbardhet brenda ditës dhe pa kontestime nga palët. Flasim për një vend me 50 milion banorë dhe 1 100 000 kilometra katrorë (Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë). Ndërkohë klasa dhe skena politike kolombiane është rigjeneruar vazhdimisht në 30 vitet e fundit, sa majtas edhe djathtas, sepse aty dalin vazhdimisht parti dhe aktorë të rinj politik. Është një vend që përballet me shumë nga problemet tona që nga droga deri te krimi i organizuar dhe përtej.
Ndaj duhet të kuptojmë se sistemi dhe institucionet tona zgjedhore nuk janë aspak produkt i “realiteti shqiptar” por i vullnetit të klasës sonë politike për tu ricikluar pambarimisht. Ndaj nëse duam realisht ta shpëtojmë dhe rinovojmë demokracinë tonë, në mënyrë që në 20 vitet ardhëshme mos të debatojmë përsëri për Ramën, Metën, Berishën dhe Celibashin, duhet të fillojmë të kërkojmë ndërtimin e institucioneve që i japin dhe nuk i marrin frymën demokracis sonë. Le të fillojmë me depolitizimin KQZ-së dhe komisioneve zgjedhore!

Artikull i Blendi Kajsiut për Lapsi.al



20 Comments

  1. Logjike e ketij e ketij zoterise eshte e rremujshme dhe e shperndare.

    Sa per Arlind Qorin, eshte kriminale mosregjistrimi i partise se tij ne zgjedhje.

    1. Kajsi kajsiçari te çan karin me nji diarre cfilitese mendore.
      Duhet te trajtohet per semundjen pathologjile qe ka kunder opozites sidomos kunder doktorrit. Trajtim me medikamente dhe psikoterapi per kajsiçarin.

  2. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht

  3. Po ku ka të depolitizuar or mik!!!Kushdo që jetë e ka një përkatësi partiake.Dihen në Shqipëri se kujt i përket edhe kur e ndron përkatësinë.Shiko drejtësinë të gjithë me PS.

  4. Zoti Kajsia nese ti si intelectual ( i vetequajtur) nuk e ke nje ide si rregullohet paanesia e komisionerevet per zgjedhjet,une nje fshatar i trashe ( te me falen te gjithe fshataret e Shqiperise se vertet jam nga fshati e nuk e kam per ndonje ofendim ) e di zgjidhjen por nuk mund te aplikohet nese lartmadheria yne nuk jep miratimin sepse eshte ai qe komandon cdo hallke te pushtetit executive ,admininistrativ ligjvenes ( parlament) president e Ai nuk do sepse nese largqofte do aprovohej nje ligj i tille qe te fuste ne burg minimumi 5 vjet,pa te drejte ndonje ulje decimi per sjellje te mire si kriminelet qe lene qeline e vrasin qytet are te pafajshem do te ishte vete Lartmadheria E R qe duhet te hynte burg i pari. Nuk besoj se e haruat dosjen 184 te vjedhjeve publikuar pergjimet e botuar nga gazetar gjermane. Termet therrisnin rilindasit e sot i kemi ministra te drejtesise e e policise Kjo eshte zgjidhja sipas gjykimit tim fshatar,por qe te mund te arihet kjo duhet me patjeter te shporret kjo flame e pastaj Mos kete shumicen asnje parti,presidenti te zgjidhet nga populli e te vendoset referendumi popullor per gjerat qe ndikojne ne te miren e kombit

  5. KAJSIA PIQET NE KOLUMBI, E SHEH ME LUPE ME BOJRA POLITIKEN NE SHQIPERI ME SHUME NE ARTIKULL SHKRUAN E I QANE HALLIN PARTISE NEO KOMUNISTE TE A, QORRIT, SE NJI SHUMICE PREJ 700,000 VOTUESISH QE I LENE PA VOTUAR. E KETU DUKET SE AUTORI KA VETKENAQESI SEPSE NUK E SQARON NE KOKE PUSHTIMIN E SEKTORIT , PUSHTETIN LIGJOR E KA PERDHUNUAR NEO DIKTATORI RAMA.

  6. Nuk ka mundësi që politikanët që e kanë drejtuar këtë vend në gjithë këto vite të dalin dhe të thonë që tani do ta bëjmë këtë vend, nuk është e drejtë.

    Berisha pretendon të drejtën supreme, nëse ti nuk e pranon atë që thonë ata, ti je armik. Kjo është një gjuhë e vjetër, janë lëvizje autoritare, dhe lëvizje të tilla nuk mund të jenë fituese.Xixa kujdes me Haloperidolin eshte i rende per cecene si ty,ti vazhdo me lepirje bythe,ktheu nga ilir metaj se neser do te behet kryekari pd se foltores me bekimin e serbit salih

  7. Kompania Stream Oil and Gas, regjistruar në ishujt Kaiman, e ish-bashkëjetuesit të Albana Vokshit dhe pranë familjes Berisha mori prej këtij të fundit në vitin 2007 vendburimet e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Falë favorizimit të qeverisë Berisha, nga 2007 deri në 2013 ata krijuan 27 milion USD borxhe ndaj shtetit. Me ndryshimin e qeverisë, në fund të vitit 2014, tanimë siç duket qartë edhe nën ndërhyrjen prej sekseri të Mark Crawford, kjo kompani ju shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Shumë shpejt, biznesmeni do të merrte vesh se ishte mashtruar nga shitësit shqiptarë dhe ndërmjetësi Crawford pasi përveç 27 milion USD ndaj shtetit kishin fshehur 40 milion USD

  8. Celibashi si gjithe ata para tij ne KQZ nuk eshte i plotfuqishmi i zgjedhjeve.
    Puçi ndaj opozites dhe shumices se demokrateve u krye ne Gjykaten e Apelit me legalizimin e pakices me komandantin Alibeaj, permes nje vendimi qe ka dhe do te kete pasoja per kete parti.

    Rruga e zgjedhur per te ndryshuar kreret e politikes eshte Drejtesia e re dhe institucionet e saj, por abdurditeti eshte qe gjykzta legalizon kryetar pzrtie te komanduar e jo te zgjedhur.

    A do te shohim seanca te tilla edhe pas 14 majit ne pzrtite qe mzrrin pjede ne zgjedhje.

    Mendoj se ne nje menyre apo tjetren loja e dominose politike ne Shqiperi do te vazhdoje…

    Kjo nuk ka te beje me nje institucion si KQZ, i cili pikerisht per mospranimin e partive ne zgjedhje eshte zbatues protokolli e normash te vendodura per te.

    Na pelqen apo jo Celibashi, kjo eshte personale, por t’i atribuojme fajin per te mbuluar puçin, ketu ka dicka qe kercet zoti Kajsiu…

  9. Celibashi si gjithe ata para tij ne KQZ nuk eshte i plotfuqishmi i zgjedhjeve.
    Puçi ndaj opozites dhe shumices se demokrateve u krye ne Gjykaten e Apelit me legalizimin e pakices me komandantin Alibeaj, permes nje vendimi qe ka dhe do te kete pasoja per kete parti.

    Rruga e zgjedhur per te ndryshuar kreret e politikes eshte “Drejtesia e re” dhe institucionet e saj, por absurditeti eshte qe gjykata legalizon kryetar partie te komanduar e jo te zgjedhur.

    A do te shohim seanca te tilla edhe pas 14 majit ne partite qe marrin pjese ne zgjedhje?

    Mendoj se ne nje menyre apo tjetren loja e dominose politike ne Shqiperi do te vazhdoje…

    Kjo nuk ka te beje me nje institucion si KQZ, i cili pikerisht per mospranimin e partive ne zgjedhje eshte zbatues protokolli e normash te vendodura per te.

    Na pelqen apo jo Celibashi, kjo eshte personale, por t’i atribuojme fajin per te mbuluar puçin, ketu ka dicka qe kercet zoti Kajsiu…

  10. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt, formalisht as në emër të koalicionit ku merr pjesë de fakto, si një qytetar i cfarëdoshëm pasi dështoi përpjekja mashtruese që të regjistrohej në KQZ si përfaqësues i PD-së. Një aderim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi koalicionet bëhen mes forcave politike të regjistruara, jo mes privatësh.Ky komentuesi i shtepise laps ka te drejeten ta botoje dy here karllikun qe ka shkruar,rublat e lejojne

    1. Ky pjeshka na jep sentenca pa thene asgje ,vetm uje ne havan.. Leri sentecat, di te japsh zgjidhje per keto qe thua? Apo hajde ta mbushim me uje dhe te marrim ato para te vjedhura qe na japin!

    2. Kjo, o loqja i paemer i ores17;00 quhet lehje qeni i paguar! Si nuk perfaqeson asgje Berisha per demokratet qe e kane zgjedhur, o zgjebs! A…po, perfaqesoni ju qe vjidhni te gjitha o bij kurvash, me to edhe zgjedhjet! O te shkedhyer nuk do shkoni larg keshtu,te gjitha ç’keni vjedhur do ja u fusin ne gapet e mamave tuaja, nga ku jeni dhjere!!

  11. Ky pjeshka na jep sentenca pa thene asgje ,vetm uje ne havan.. Leri sentecat, di te japsh zgjidhje per keto qe thua? Apo hajde ta mbushim me uje dhe te marrim ato para te vjedhura qe na japin!

  12. SEC KOMENTO NJE LANGARAQ ,,,I PA EMER, QE EMERIN E KA PATRONAZHIT,,,,AKTIVIST, NJE I PA FYTYRE, KRIM I HALESE SE SEKTIT, ME JEP MESIME PER DEMOKRACINE SI NJE BIRE KURVI.POR, A KA ME TE FELLIQUR E TE DISKREDITUAR SE JU.JU QOFSHI O ZVARANIKE TE QELBESIRAVE TE SEKTIT, QE ME SA DUKET ATE QE E HANI NE TRU E DHISNI NGA GOJA.SOT ESHT E PRANUESHME E FAKTIKE SE SHQIPERINE E KA ANTI SHQIPJA, MAFIA, KONTRABANDA, HAJDUTLLEKU E MASKARALLEKU I KESAJ QEVERIE SEKTI. PRANDAJ JEMI KAQE MIRE SIPAS TEJE, A POSERVILEVE KATILE SI PUNA TENDW. PRODHUES PASKA QENE GJERIZI ME KRIMBA TE SE KEQESSIBANDA, APO FAMILJA TUAJ. E SA TE INI JU, KESHTU DO RRUKULLISET E DEGRADOHET JETA NE KETE VEND. ANDAJ, KETE E DINI QE SE KENI ME KOHEN E SUNDIMIT, POR TELEHJES NE PORTALE.

  13. Mos u kapni kot me Celibashin! Packa se eshte kunati Fatmir Mediut, ai ka qene nje ish-minister i Ramiut .
    Ne fillim i erdhi Urdheri qe te prese qe regjistrimi i PD te behet nga i dorehequri Lul Basha qe Gjykata Apelit per Turp e qesharake..e riktheu ne detyre te Kryetarit me vendim te 3 marsit 2023 (!)
    Kur kuptuan se Lul Basha nuk kishte nge te vinte per ta regjistruar PD (ngaqe sic ka thene Rama prej 9 vitesh “Luli fle gjume” mbase)…atehere e detyruan ushtarin ish-minister Celibashin qe te regjistroje si Kryetar te PD ne zgjedhje …Nen/kryetarin e komanduar Kryetar nga i dorehequri Kryetar…
    Celua pra Kunati Mediut dhe ish-Minister i Ramiut eshte vecse nje ushtaruc i bindur i urdherave nga lart qe e bejne ate te ndihet Lolo cirku, dicka qe Celoja nuk e ka problem ta luaje se ndryshe do kishte dhene Doreheqje e do ti kishte kursyer fytyres tij Bajgat qe i hedhin nga Lart.

  14. Ky kajsia duhet ta kishte mbiemrin Pjeshka.
    Me urrejtjen patologjike qe ka per opoziten dhe ne vecanti per Doktorin, do perfundoje si nje gazetar tjeter qe ju shpif kanceri.

  15. Blendi Kajsiu eshte intelektuali dhe analisti politik nr. 1 ne Shqiperi. “Sharp analysis” do thoshin anglo-saksonet per shkrimin.

    Po nejse ju aq dini, ju preferoni njerzit me koke me qoshe te tipit Qim Peka (Profesioni: Roje Objekti) apo Fahri Balliu (Profesioni: ndihmes kuzhinier ne menxe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *