• |
ide | kryesore

23-vjeçari godet me grusht kreun e Europol Tirana: Më parakaloi me makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grusht



Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ai akuzohet se ka goditur me grusht drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari. Mësohet se ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt.

Prokuroria e Tiranës sqaron se Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari është acaruar se ishte parakaluar nga zyrtari i policisë. I riu i ka bërë me shenjë atij që të ndalojë.

Pas këtij momenti ata kanë zbritur nga mjetet dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grusht edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit. I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, pretendon se ishte për vetëmbrojtje pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë. Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

LEXO EDHE: Rifillon punën ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Po tani kush e ka fajin?



4 Comments

    1. PSIKOPATIA NE VEPRIM

      Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

      A.B. Jamieson

  1. Po pse duhet te denohet i riu apo pse zotria puno. Ne polici kjo tregon qe ne njerzit e thjesht jemi te presekutuar gjimon ka te drjt shteti ky shtet mizerje qe po na mer shpirtin a ka zot ti ndaloj keto njerz te poshter qe shfrtezojn postin

    1. Ca shkruan kështu more burrë!!!
      Po pse duhet t’i japësh llogari dikujt dhe t’i tregosh arsyen pse e parakalove?

      Ja të parakalove, po pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *