• |
ide | kryesore

Megan Fox dhe reperi i japin fund lidhjes

Paparazzi, Slider



Sipas një raporti të ri, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë “në një pushim” dhe kanë ndaluar planifikimin e dasmës.

Çifti  kanë patur probleme që pak para Super Bowl 2023, por “janë ende në kontakt”, raportoi Us Weekly. “Ata janë shumë të ftohtë,” tha një burim për median. “Ata kanë ndaluar në planifikimin e dasmës për të punuar në çështjet e tyre. Por ende i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit”. Vetëm javën e kaluar, MGK (emri i vërtetë: Colson Baker) performoi në Hjuston dhe  tregoi se do të transferohej në Teksas sepse jeta e tij “është në rrëmujë”, raportoi Houston Chronicle. Komenti erdhi pasi Fox  mori pjesë e vetme në festën e Oscars Vanity Fair dhe nuk u pa me unazën e saj të fejesës prej diamanti. Ajo gjithashtu ndezi spekulimet  kur ndau një citim të fshehtë – dhe fshiu të gjitha fotot e saj në Instagram me rokerin  në mediat sociale.

Burimet më vonë i thanë Page Six ekskluzivisht se shkaku i zënkës së MGK dhe Megan  ishin mesazhet e dyshimta në DM-të e gjetura në telefonin e tij që e bënë atë të besonte se ai “kishte një lidhje”. Fox më vonë mohoi që artisti e tradhtoi atë, duke shkruar në Instagram, “Nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrjeje të palëve të treta në këtë marrëdhënie. Kjo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në… njerëzit aktualë, DM, robotët e AI ose demonët e nëndheshëm.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *