• |
ide | kryesore

“Në Itali nuk fitojmë nga 1961”. Një tabu 62 vjeçare shqetëson Southgate: ja ndeshjet e mbrëmjes

-Instant, F1, Sport
Southgate



Rrugëtimi drejt finaleve të Euro 2024 nis pikërisht sot me ndeshjet e para të kombëtareve të impenjuara në fushatën kualifikuese. Në fushë do të zbresin 16 skuadra për përballjet e tyre të para në Grupet C, H e J. E gjithë vëmendja është në Napoli, ku përsëritet finalja e europianit të fundit. Italia e teknikut Mancini do të presë Anglinë e Gareth Southgate. Pastaj nuk duhet harruar debutimi i Roberto Martinez në pankinën e Portgalisë së Cristiano Ronaldo.

Gareth Southgate nuk i beson një Italie në fazë rindërtimi, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022: “E di që nuk shkoi në Katar, por ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Nuk kemi nevojë për një provë vetëbesimi. Të kaluarën e kombëtares sonë e njohim mirë, por e dimë që nuk ka rëndësi për nesër. Duhet përulësi që të punosh shumë mirë dhe të fitosh”.

Trajneri anglez e di se “është një sfidë që duhet ta shfrytëzosh sa më shumë për të fituar. E kemi bërë në të kaluarën, por duhet ta bëjmë me vazhdimësi edhe sot. Mbaj mend që nuk kemi fituar këtu që nga viti 1961. Kjo e bën ndeshjen akoma më shumë një sfidë të madhe për vendin tonë”.

Lexo më tej: Mancini i habit të gjithë në Itali, ndryshon hierarkitë: “Në listën time i pari Pafundi, pastaj vijnë të tjerët”

REKORDI I KANE

Një nga stimujt në fushë për anglezët do të jetë edhe goli personal i Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham është në kuotën 53 gola me kombëtaren duke arritur Rooney në tabelën e golashënuesve më të mirë. Kane synon të shënojë për t’u bërë rekordmeni i ri i anglezëve: “Kane – shpjegoi trajneri britanik – e ka kaluar tashmë zhgënjimin e Botërorit. E shoh gati të kthehet në fushë për të treguar se nga përbëhet magjia e kombëtares angleze”.

Vigjilja është gjithashtu e përbërë nga tensioni i mundshëm mes tifozëve që Southgate shpreson të mos realizohet: “Të gjithë tifozët anglezë – tha ai – mezi presin të përjetojnë eksperiencën e Napolit në maksimum. Jam i lumtur që vij dhe luaj në një qytet që e do futbollin. Më kujtohen Careca dhe Maradona nga koha kur Napoli fitonte kampionatin”.

NDESHJET KUALIFIKUESE

Euro 2024 Qualification Qualification: Group C
20:45 Italy – England
20:45 North Macedonia – Malta
Euro 2024 Qualification Qualification: Group H
16:00 Kazakhstan – Slovenia
20:45 Denmark – Finland
20:45
San Marino – Northern Ireland
Euro 2024 Qualification Qualification: Group J
20:45
Bosnia and Herzegovina – Iceland
20:45 Portugal – Liechtenstein
20:45 Slovakia – Luxembourg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *