• |
ide | kryesore

Dyshimet për atentat në Lezhë/ Reagon policia: Pati vetëm aksident

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fresk, Lezhë, rëndë, Gjirokastër



Policia ka reaguar në lidhje me raportimet për një atentat të dështuar në aksin Tiranë – Lezhë. Mediat raportuan se persona të panjohur qëlluan me armë drejt një makine në lëvizje, shoferi i së cilës ka manovruar për t’u shpëtuar plumbave, por është përplasur me një tjetër automjet. Për ngjarjen ka reaguar policia e Lezhës që thotë se nuk bëhet fjalë për atentat, por thjesht për një aksident.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhe, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë , për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *