• |
ide | kryesore

Video/ Rikuperon Uzuni, Sylvinho mbyll dyert për ‘spiunët’: kuqezinjtë nesër fluturojnë në Varshavë

-Instant, Sport
Sylvinho



Gjithçka është gati, nesër kuqezinjtë fluturojnë në Varshavë për debutimin në kualifikueset e Euro 2024 kundër Polonisë. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në Shtëpinë e futbollit. Si zakonisht grupi i ka nisur përgatitjet në qendrën e fitnesit e më pas është spostuar në fushë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për të evituar rrjedhjet e informacionit mbi taktikat e brazilianit. Sylvinho ka dashur që gjithcka të mbahet e fshehur dhe polakët të përballen me efektin surprizë. Portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Myrto Uzuni janë stërvitur rregullisht me grupin. Të dy futbollistët nuk ishin pjesë e grupit një ditë më parë. Ata iu nënshtruan fizioterapisë për shkak të shqetësimeve nga lodhja muskulore. Gjithsesi, stafi mjekësor ka konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe lojtarët i janë rikthyer stërvitjes bashkë me shokët e skuadrës.

Lexo më tej: Video/ Skema nëse jemi në avantazh, ose e kundërta: Sylvinho përgatitet për çdo skenar kundër Polonisë

Për rreth 90 minuta skuadra ka zhvilluar ushtrime fizike e më pas ushtrime me top me situata të ndryshme loje. Gjithçka ka shkuar sipas programit dhe pa probleme fizike për lojtarët. Duhet theksuar se atmosfera është shumë e mirë dhe kombëtarja ka vijuar përgatitjet në kushte mjaft të mira në Shtëpinë e Futbollit. Kuqezinjtë nisen mëngjesin e së dielës drejt Varshavës. Aty të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë e kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë.

https://youtu.be/CYn5KlZcffk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *