• |
ide | kryesore

Jane Fonda flet për skenën me JLo: Nuk më ka kërkuar falje

Paparazzi, Slider



Jane Fonda zbuloi se Jennifer Lopez nuk i ka kërkuar ndjesë  për prerjen që i shkaktoi gjatë xhirimit të një “skenë me shuplakë” në “Monster-in-Law”.

“Epo Jennifer  ajo kishte këtë unazë të madhe diamanti dhe kështu që kur më goditi një herë, dhe më  vrau tek syri, më çau vetullën,” tha aktorja në “The Drew Barrymore Show”. “E dini, ajo kurrë nuk ka kërkuar falje”. Në filmin e vitit 2005,Jane luante rolin e një vjehrre , e cila ishte e vendosur të prishte martesënmidis djalit të saj, të luajtur nga Michael Vartan, dhe Charlotte e njohur si “Charlie”, e luajtur nga Lopez. Skena gazmore në fjalë ka ndodhur gjatë ditës së dasmës së Charlie.

Vetë Jennifer ka folur më parë se sa e frikshme ishte ajo skenë e veçantë për të, duke thënë se  kishte “shumë frikë të godiste Jane Fonda në fytyrë ose ta lëndonte në çfarëdo mënyre”. “Kisha shumë frikë nga Fonda dhe ajo ishte kaq e guximshme”, tregoi këngëtarja e “Let’s Get Loud” në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube në 2019. Lopez shtoi  se në një përpjekje për ta inkurajuar atë, Fonda i tha asaj në atë kohë: “Thjesht më godit. Mos u shqetëso për këtë, do të jetë mirë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *