• |
ide | kryesore

Akuza për lobim me para ruse, përfundon auditi: Nuk ka asnjë pagesë te Biniata Trade

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet me kryetaren e komisionit auditues Ledina Mandia mbi akuzat për financimin e PD nga para ruse. Berisha ka thënë se auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz që sqaron vërtetësinë ose jo të akuzave.

“Me të drejtë keni pritur raportin e auditit ndaj akuzave për PD se ka pranuar financime ruse. Ky raport tani është i plotë. Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së. Për konkluzionet zonja Ledina Mandia, kryetare e komisionit ua paraqet juve”, tha Berisha.

“Grupi i auditimit ishte ngarkuar për të bërë kontrollin në lidhje me perdorimin e parave ruse për PD. Ishte kryesia që mori nje vendim të tillë. Për të bërë një audit të plotë me akuzat e bërë nga PD, e paprecedentë se ka lobuar përmes parave ruse. Grupi i auditit ka filluar punën e tij, bazuar në rregullore të plotë. Në Pd nuk kishte asnjë dokumentacion që të lehtësonte punën e audituesve dhe u vlerësua që duhet të merreshin edhe audit të pavarur, financiarë.

Ekspertet kanë pasur si objet të kontrollonin prezencën e financimeve të jashtëligjhsme, apo të dyshimta. Grupit të audituesve iu ëshstë vendosur në dispozicion i gjithë dokumentacuni, kontratatat e lobimit por edhe një marrëveshje e famshme.

Sa i takon përdorimit të fondeve ky është një raport i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të kontraktuar nga PD.

Në përfundim të vlerësimit të audituesve eshtë vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin se asgje nuk e tërheq vemendje se jemi ne prezencen e falsifikimit të PD te tatimet. Nuk rezulton asnjë lidhje binjake apo pagesë nga “Binata Trade” sic është thënë.

Deklararta e Muzin rezultuan të pabazuara. Audiotuesit kanë gjetur se asgje nuk e kanë tërhequr vemendjen që të besohet se jemi në kushtet e moszbatimit të ligjit. Nuk ekziston asnjë burim të bërë nga paratë ruse. Është ftuar edhe Lulzim Basha dhe drejtori i Financës por nuk i janë përgjigjur ftesës.”, tha Mandia



3 Comments

  1. Po kerko falje pra z. Bolshevik se ke care gojen pa piken e turpit duke akuzuar sic ke bere perhere ka 32 e vjet. Pa prova dhe pa fakte i shpall njerezit armiw,tradhetar,te blere,te shitur e gjithcka tjeter. Kerkoj falje z, Basha.

  2. Kujt t’i kërkoj falje.Po janë 500 mijë dollarë që Basha i ka paguar vetë.Ku i gjeti? Përse i përdori? Për këtë gjë i mor nën hetim dhe ja mbylli Rama për t’a përdorur.Shiko konferencën e shtypit.Shkrimi këtu nuk është i plotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *