• |
ide | kryesore

Prostitucion në qendrën e masazhit, 6 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, 2 meshkuj dhe 4 femrat, pasi ushtronin aktivitetin e prostitucionit në qendër masazhi.

Po ashtu, komisariati nr. 2 në kryeqytet ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një femër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.” – njofton policia.



8 Comments

    1. po ato te shkretat per buken e gojes punojne, lejini more pisa , merruni me ata qe u shesin droge femijeve ne tetevjecare e gjimnaze , u helmuan femijet , fillojne hasshashin 10 vjec,! Ckeni me keto fatkeqe qe shesin trupin per te ngrene buke, ne vend te shkojne e ti ndihmojne qe te mos abuzohen ,po sikur edhe ti fusin nje teqire e ti japin leke sevap do bejne

      1. Hahaha, nuk kan paguar haracin prandaj goditen. Policia do pjesen e vet, po nuk pagove te godet.
        Kjo eshte Policia qe duam, ky eshte shteti qe meritojme.

  1. Vetem ne shqiperi lufta e kunder prostitucionit eshte kaq e eger, por gjithe lindja e europes me kurva eshte mo rrota karash

  2. sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t’i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo nëpër Tiranë e bregdet.

    Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur “non grata” i akuzuar për korrupsion të qënësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.
    Unë jetoj me punën time.

    Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare maramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!

  3. Në Tiranë gjithë lista e mundshme fituese është me njerëz të LSI dhe pjesa tjetër me demokratë të Berishës që janë nën kontrollin e Ilir Metës/aj. Askush që nuk e do Ilir Metën/aj, nuk është në pjesën fituese të listës.
    Kjo është përtej shprehjes popullore që Berisha “për një plesht djeg gjithë jorganin” Në këtë rast ai ka djegur gjithë demokratët vetëm që të bashkëjetonte me një plesht si Ilir Meta/j dhe jo të kandidonte me vulën historike të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *