• |
ide | kryesore

Po i rrëmbente lojtarin në stadiumin e tyre, zbulohet dialogu mes Sarri e Zielinski: “Duhet të ulësh pagën”

-Instant, Sport
Zielinski



Kanë dalë në dritë disa detaje interesante nga dialogu i zhvilluar mes trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri dhe lojtarit të Napolit, Piotr Zielinski. Të dy kanë folur në Maradona pas ndeshjes Napoli-Lazio. Kryesuesit e kampionatit humbën ndeshjen e tretë të sezonit, të mundur 1-0 në shtëpi nga Lazio. Një kundërshtar që për më tepër kishte në pankinë ish-trajnerin e tyre Sarri.

Në fund të lojës, ndërsa lojtarët përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen fanellat, trajneri toskan shkoi të bisedonte me Zielinski. Lojtari ka qenë me të si te Empoli ashtu edhe te Napoli. Kontrata e polakut skadon në vitin 2024. E tashmë duke parë episodin në Maradona mund të mendohet se të dy po flisnin për një të ardhme të re të mundshme së bashku, ndoshta te Lazio.

FJALËT E TEKNIKUT SARRI

E tani ka ardhur konfirmimi i Il Messaggero. Gazeta zbuloi se çfarë i thanë të dy njëri-tjetrit. Kjo të paktën sipas dëshmitarëve që kishin dëgjuar pjesëza nga dialogu. Mesa duket Zielinski jo vetëm që dha vullnetin për t’iu bashkuar Sarrit në Romë, por trajneri arriti t’i rrëmbejë edhe një tjetër premtim polakut: “Por nëse vjen tek ne duhet të ulësh pagën”. Gjë që mesfushori e pranoi, duke e ditur mirë se 4 milionët që merr janë shumë, si për Napolin ashtu edhe për Lazion.

Polaku ka shënuar 3 gola dhe 8 asist në kampionat e shanset për ta parë te Lacio lidhen me negociatat e rinovimit me De Laurentiis. Presidenti i Napolit kërkon kuadrin e duhur për të mbajtur një lojtar themelor për Spallettin, duke ulur në të njëjtën kohë faturën e pagave. Qoftë Lacio apo Napoli, duket se Zielinski është i destinuar të mbetet në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *