• |
ide | kryesore

Video/ Miloti ngec në debutim ndaj Bylis: Heric humbet rastin flagrant në shtesë, Vllaznia larg titullit

-Instant, Sport, Video
Heric



Vllaznia dhe Bylisi nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në “Loro Boriçi”, në javën e 27 të Superiores. Nga një pikë që nuk është se i zgjidh punë as kuqebluve e as ballshiotëve, por që gjithësesi nuk bën keq. Debuton pa entuziazëm Auron Miloti në pankinën e shkodranëve, në ndeshjen e pestë pa fitore, pas shkarkimit të Josës. Nga ana tjetër, Shensoi mer pikë në një fushë të vështirë, ku drithërimën e fundit ia shkaktoi Heric.

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet, që u munduan të studiojnë pikat e dobëta të njëri-tjetrit. Jonuzi për Vllazninë ishte i rrezikshëm në minutën e 21, kur goditja e tij kaloi mbi traversë. Përgjigja e Bylis erdhi me Ruçin e Kaçorrin, por gjithësesi pa i bërë keq shkodranëve.

Në pjesën e dytë të dy teknikët u munduan t’i japin pak më shumë ritëm manovrës. Latifi e Kaina në fushë për Cobaj e Boshnjakun nuk solli asnjë ndryshim në impaktin në fushë. Bylis u kujdes të mos intimidohej dhe Shensoi hodhi në fushë edhe Qardakun. Pikërisht shkodrani i mallakastriotëve në të 65′ mund të shënonte golin e avantazhit. Ngjitur me shtyllën goditja e tij, ndërsa nga minuta e 67′ në fushë edhe Heric.

Pikërisht boshnjaku në fund të takimit mund të kishte shënuar golin e fitores. Heric tentoi shtyllën e dytë, por Teqja devjijoi me një plastikë të admirueshme. Me këtë barazim Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 38 pikë, tre pas Egnatias. Ndërsa Bylis mbetet në vendin e 9 me 29 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *