• |
ide | kryesore

Dhunë fizike në familje, dy të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për dhunë fizike në familje.

Sipas policisë mësohet se të ndaluarit janë një 27 vjeçar në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe një 22 vjeçar me iniciale A.H. banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

– A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *