• |
ide | kryesore

Burri dhunon gruan, e reja hidhet nga dritarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë, Rrëshen, Fier, plagòsje



Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se i riu me iniciale G.Q., ka dhunuar bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

Mësohet se gruaja është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *