• |
ide | kryesore

Prokuroria heton chat-et e Roma e Lazio, vlera të fryra 30-50%, Lotito: “Sikur jemi në ‘Scherzi a parte'”

-Instant, Sport
Lotito



Hetimet nga prokurorët e Romës dhe Tivolit për bilancet e Roma, Lazio dhe Salernitana po marrin formë. Kjo gjë mund të lëshojë një stuhi të re mbi fitimet kapitale. Sipas Gazzetta dello Sport, Guardia di Finanza sekuestroi rreth dhjetë kompjuterë të kompanisë dhe pesëmbëdhjetë telefona celularë. Ato u përkisnin gjashtëmbëdhjetë drejtuesve nën hetim, mungon vetëm ai i Claudio Lotito, për shkak të pozicionit të tij si senator. Hetuesit po synojnë bisedat chat mes drejtuesve të klubeve, të cilat mund të ofrojnë prova të krimeve që po hetohen. Flitet për komunikime të rreme, deklarime mashtruese përmes faturimeve të rreme. E në rastin e Lazio, edhe për lëshimin e faturave për operacione që nuk ekzistojnë. Sërish sipas Gazzetta Dello Sport supozohen vlera të fryra ndërmjet 30 dhe 50%.

Këto hetime të reja ndërthuren në mënyrë të pashmangshme me hetimin e Prisma. Në fakt, dokumentet e kolegëve torinezë kanë mbërritur në prokurorinë e Romës. Përfshirë dialogu mes ish-drejtuesve të Juventus Cherubini dhe Bertola për shkëmbimin Spinazzola-Pellegrini, një nga manovrat e merkatos në shënjestër.

Për momentin përmasat e çështjes nuk janë të krahasueshme me ato të aferës që ka të bëjë me Juventus. Për Romën, për shembull, flitet për një total prej 42.5 milionë eurosh transaksione. Por hetimi sapo ka nisur dhe në kryeqytet ka ankth, edhe pse klima për momentin mbetet ajo e besimit të madh.

Lexo më tej: Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza bastis selitë e Roma, Lazio e Salernitana

REAGIMI I LOTITO

Claudio Lotito, gjithashtu president edhe i Salernitana në atë kohë, shkoi në Formello të enjten për të qëndruar pranë ekipit. Numri 1 i klubit i ka siguruar të gjithë për hetimet. Edhe në intervistën për Il Messaggero ai përsëriti qëndrimin e tij ndaj: “Siç shkruhej në deklaratë, e jona është një shtëpi kristali – ishin fjalët e tij -. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe ata mund të kërkojnë gjithçka. Të gjitha paratë e paguara janë aty rregullisht edhe për Akpa Akpro. Ai ishte gjithashtu kapiten i Toulouse dhe është në Champions League. Nuk ka shkëmbime apo fitime kapitale fiktive, çmime të fryra dhe as kompensim. Consob ka kontrolluar çdo pasqyrë financiare. Duket sikur jemi në “Scherzi e parte”, me të vërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *