• |
ide | kryesore

Karrotreci përplas për vdekje endacakun në Lushnje

-Instant, Lajme, Të fundit
Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga puna tre inspektorë policie



Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27 vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak. I riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *