• |
ide | kryesore

Padi e re në Arbitrazh/ Koncesionari i Portit të Durrësit çon shtetin shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare në Uashington

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kompania gjermane EMS Shipping&Trading ka regjistruar një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICSID, (Uashington) për shkelje nga ana e shtetit shqiptar në marrëveshjen koncesionare për administrimin e Portit të Durrësit. A2CNN raporton se kompania gjermane e ka dorëzuar këtë padi më 7 prill dhe ankohet për ndërtimin e Portit të Ri, pasi cënohet aktiviteti i tyre aktual.

Kompania gjermane EMS Shipping&Trading ka marrë në administrimin Terminalin Lindor në Portin e Durrësit që prej vitit 2013. Kjo kompani ka të drejtën e operimit për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Kontrata koncesionare me shtetin shqiptar është 35 vite dhe nga mbarimi duhen edhe 25 vite, që rrjedhimisht sjell më shumë para në kërkesën për dëmshpërblim. Fitimi i kompanisë llogaritej në vitin 2021 në 1.3 milionë euro, një shumë që pritet të shumëfishohet nëse Arbitrazhi iu jep të drejtë gjermanëve.

Kjo është padia e radhës për shtetin shqiptar në Arbitrazhin ndërkombëtar. Më herët, Gjykata ka vendosur urdhërimin e ekzekutimit të pagesës prej 110 milionë euro për biznesmenin Francesco Becchetti. Këto vendime kanë bërë që kryeministri Edi Rama të paralajmërojë largimin e Shqipërisë nga ICSID.



8 Comments

  1. E qi’t dreqi fare kët qen bashkë me partinë e tij të qenve. Na vjedh ditën e natën e shkon u jep ene paret tona t’hujve. Mallkim mallkim mallkim

    1. Te fituar e kane sepse kontratat e PPP jane bere thjesht per te vjedhur me kushte te renda po u terhoqe kush i ka pranuar keto kontrata te zeza per kete popull te varfer dhe te vjedhur deri ne palce duhet te jete pas hekurave nese drejtesia nuk do veproje kontrata te reja dhe me kushte me te renda do kemi ne te ardhmen Te vihen para drejtesise keta qe kane firmosur keto kontrata dhe te denoje ministra e deputet qe fshihen pas ketyre plageve kanceroze me pak fjale PPP do te thote pervetsim i parase se popullit

      1. jane djegesat te rende sa te duash, plot rruge me PPP, traui rr kombit, rruga e bulqizes a.k.a. arbrit :-D. te gjithe PPP jane bere me 2 elemente kryesore, ne rast mospermbushjes se kontrates, shteti merr taksat dhe ja jep koncsionarit per fitimin e prashikuar ne kontrate, dhe nese proshet kontrata do jete edhe me keq. pra sigurohet vjedhja dhe ne rast prishje e ke mren ne arbitrazh

        eshte bere gati skema qe avokati i shtetit te jete ne situate qe te marre leke nga pala tjeter pasi fitimi andej eshte shume i madh, duke qene se do jet4e super e veshtire qe kushdo te jet ne pusht4et te prishe PPP per shkak te kushteve ne favor te koncesionarit .

        Ka nje rruge per ti prishur kontrata ligjerisht dhe ka nje rruge politikisht, ligjerisht eshte e veshtire dhe do 2 mandate , ndersa politikisht do doje marreveshje qe do coje uje tek opozita e rradhes qe i bie t4e jete pozita e sotme . dhe te gjitha nen trysnine financiare te koncesionarit qe do joshin, tundojne dhe mikojne cdo funksionar.

        jane kontrate me kurthe dhe gracka qellimisht dhe super te demshme financiarisht.

        dhe me e bukurua titullari qe ka firmosur PPP del pa lgaur fare pasi cod hetim eshte parashkruar!

        maskarallek fund e krye ne mungese te Gj kushtetuese, SPAK dhe opozites se kapur ish Basha nga Rama

  2. Palloshi ben karlliqe dhe populli paguan
    Palloshi vjedh dhe shqiptaret paguajne
    Palloshi grabit dhe shqiptaret e heqin ne kurriz .
    Deri kur????????????????????????????????????????????
    A nuk eshte koha per ti thene boll kurves se gjate?????????

  3. Kto jane lek ne banke per gjermonet. Pse te ngarkoje e shkarkoje anije kur i merr direkt nga rama.
    Kontratat koncesionare jane flori e shkuar floririt o Tunxh milet. Merni 5mij lekshin e shkoni votoni prap

  4. Nuk ka çar të bëjnë. Janë të detyruar të shkojnë në arbitrazh.Me siguri që to fitojnë dhe paguajnë shqiptarët për qefet Ramës.

  5. Po pse Mondi i bilbilit në gojë a duhet lënë një zonjë e nderuar e politikës jashtë garës, kur ajo dëshiron të provojë veten e mbi të gjitha programin e saj për kryeqytetin?

    Po Marko Dajtin e komunistëve, ku e çon partia e konservatorëve? Apo shokët e dosjeve të Sigurimit i duam, se ata na e kanë futur bilbilin në gojë që në kohën e shokut Enver?Kontratat abuzive qe salihu i beri ne 2013 ne fundin e tij,por qe perfiton akoma nga keto kontrata si dhe me beketin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *