• |
ide | kryesore

Video/ Aludime të rënda të ish-futbollistit Massimo Mauro: “Juventus viktimë e sistemit”

-Instant, Sport, Video
Mauro



Tension i lartë te Juventus, një moment delikat, i shënuar nga polemikat në lidhje me ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit (1-1). Nuk ndihmoi të qetësoheshin ujërat as humbja (2-1) në kampionat kundër Lazio. Sa i përket ndeshjes në Olimpico, episodi i golit të parë të nënshkruar nga Milinkoviç-Savic vazhdon të shkaktojë diskutime. Serbi, sipas bardhezinjve, shkaktoi një faull ndaj Alex Sandro para se të finalizonte. Në këtë kontekst ka dhënë mendimin e tij Massimo Mauro, i cili doli krah Juventus.

Gjatë transmetimit të emisionit Pressing, opinionisti e ish-lojtari i Juventus Mauro e la veten të kalojë në një shpërthim të ashpër. E gjitha në lidhje me episodin e sipërpërmendur: “Si mund të thuash që kjo nuk është një shtyrje e qartë? Nuk do të isha i sinqertë nëse nuk do ta thoja. Është e qartë se Juventusi ka një problem me sistemin e futbollit”.

“Nuk e kuptoj pse falen sektorët e ultrasve të Lazios dhe Romës – vazhdoi Massimo Mauro –. E ndërkohë dënohet ajo e Juves. Ndaj indulgjencën ndaj tifozëve bardhekaltër dhe verdhekuq, por pse të dënohet Juventusi që, për më tepër, në dy orë gjeti përgjegjësit për fyerjet ndaj Lukakut?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *