• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kosova do të qëndrojë në Serbi, të paktën deri në fund të mandatit tim. Blinkenit ia thashë në sy

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar së fundit se Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit të tij.

”Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj do të jetë çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ai.

Teksa po ashtu ka thënë se se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve perëndimor.

”Ua thashë qartë se cilat nuk do t’i pranojmë. Të gjithëve atyre, Emmanuel Macronit, Olaf Scholzit dhe Anthony Blinkenit, në fytyrë. Dhe çfarë mund të thonë ata? Më shohin të vendosur”, deklaron ai.

Megjithatë ai pretendon se lidershipi shqiptar, po tregohet i dobët.

”Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç.



5 Comments

  1. Po si ia the ne sy kur ti nuk shikon dot ne sy bashkefolesin?Pastaj pse vetem edhe nja mandat dhe jo 2 psh? Te fillojme numerimin mbrapsht ne Kosove me shprese se te mbaron mandati me shpejte se zakonisht,dhe po na vjen dita e clirimit?Bravo Vuco se popull derrash paske pas, sa qe edhe derri i vertete (kafshe) do qeshte me perrallat e tua, nderkohe ti ata derrat serbe i ben te enderrojne me sy hapur. Ne kemi disa kokrra nazisto-bokshevika ketej qe mundohet te bejne propagande, pasi si fillim u eshet lare truri, po tek ju ne Serbi,gjithe si popull qenkeni te tille. Jam i sigurte qe as per optimistin me te madh serb, ska me shpresa se ai vend do mbijetoje gjate

  2. Blinkenit mund ti thuash cfare te duash, vetem diplomat nuk eshte
    Perse nuk provove tia thuash Trympit por rrije si mut perpara tij

  3. Deklarata e Vuçiç se “Kosova do të jetë e Serbisë , të paktën deri në fund të mandatit tim”, dëshmon se Beogradi nuk firmos marrëveshje, nuk njeh Kosovën dhe vetëm nxjerr sebepe, pikërisht që Vuçiç të mos lëshojë karrigen deri në fund të mandatit.

    Ndaj optimizmi i emisarëve të BE-së, Borrell e Lajcak dhe presioni amerikan për “normalizimin dhe asociacionin”, pa firma e njohje reciproke mbetet një tullumbace që do të tundet edhe ca kohë.

    Kjo është edhe arsyeja që klasa politike në Kosovë ka vetëm një rrugë përpara -qëndresën dhe të qenit e bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *