• |
ide | kryesore

Mesi mes 100 njerëzve influentë. Federer i shkruan letër të mahnitshme

-Instant, Kryesore, Sport
mesi federer



Legjenda e tenisit, Roger Federer ka nderuar Messin pasi argjentinasi u nominua në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës TIME për vitin 2023. Messi zuri vend me 100 njerëzve me ndikim, pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së Kupës së Botës. Ylli i tenisit Federer, i cili është padyshim tenisti më i madh i të gjitha kohërave, ka shkruar një tekst me superlativa për Messin në listën e shpalljes së çmimeve, duke e krahasuar futbollin e tij me artin.

“Rekordet e Lionel Messit për shënimin e golave dhe kampionatet e fituara nga ai nuk kanë nevojë të numërohen këtu. Ajo çfarë veçohet për mua tek Messi, 35 vjeç, është madhështia e tij e vazhdueshme për kaq shumë vite. Kjo është tepër e vështirë për t’u arritur e pastaj për t’u mbajtur. Ai driblon si një magjistar dhe pasimet e tij këndore janë vepër arti. Është pothuajse e pamundur ta kuptosh çka në mend dhe atë që parasheh ai”, shkroi Federer.

Lexo me tej:

Përfundimtare/ Mesi në Paris, kulisat e marrëveshjes së vështirë financiare

“Karriera ime sapo ka përfunduar. Tani e kuptoj sa shumë peshë mbajmë ne atletët. Por në jetën tonë të përditshme, ne as që arrijmë ta kuptojmë. Për një lojtar futbolli si Messi, ajo peshë më gjasë është më e madhe, sepse ai përfaqëson një klub të njohur botëror dhe një vend shumë të zjarrtë ndaj futbollit”.

“Fitimi i Kupës së Botës nga Argjentina ishte i mahnitshëm. Dalja e miliona njerëzve në rrugët e Buenos Aires për të festuar ishte çast i mrekullueshëm për sportet, që u pa në gjithë botën. Madje edhe ata të cilët nuk shikojnë futboll duhet ta kenë kuptuar patjetër ndikimin e vërtetë të lojës më të njohur në botë”, shtoi ai.

Federer, i cili njoftoi pensionimin nga tenisi në shtator 2022, shkroi po ashtu për shpresën se 35-vjeçari Messi duhet të vazhdojë karrierën edhe për shumë kohë.

Lionel Messi, në delirin e triumfit: “Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston” 

“Duke u rritur, lojtarët argjentinas që i parapëlqeja ishin Diego Maradona dhe Gabriel Batistua. Isha me fat që i takova të dy. Ata më frymëzuan. Tani Messi mund t’i frymëzojë gjeneratat e ardhshme. Mund vetëm të shpresoj se do të kemi mundësi ta shohim kreativitetin e tij unik dhe artistik edhe ca kohë më shumë. Mos i përpëlitni qerpikët shpesh kur Messi është duke luajtur në fushë. Mund t’ju ikë diçka e jashtëzakonshme nga njeriu i çastit”, nënvizoi Federer.



4 Comments

  1. Berisha duket se ja ka besuar strategjinë e tij të mbrojtjes, një mashtruesi të certefikuar italian si Longinotti, duke e ç’bërë imazhin e tij si kryeministri që futi Shqipërinë në NATO dhe si presidenti i parë i post komunizmit duke e zhndërruar veten në një sharlatan dhe mashtrues përsëritës.

  2. Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, i cili akuzoi Bashkinë e Tiranës për “lidhje me iranianët tek inceneratorët”, rezulton se ka bërë biznes me Paro Laçin, krahun e armatosur të Sali Berishës.

    Longinotti shfaqet ortak me Paro Laçin te kompania Alinat Wealth Managmend, – raporton Hashtag.

  3. Ish-shefi i IT në Kryeministri në administratën Berisha, ka qene drejtor i AKSHI me 21 janar 2011 kur u zhduken kamerat e sigurise, Endri Hasa ka ironizuar Sali Berishën për fjalimin e tij në stadium në mbyllje të ceremonisë së çeljes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

    Ish-deputeti i PD-së e quan Berishën ‘komunist non grata’ që i ka mbaruar abonimi i spektaktorëve.

  4. Sot është kohë e llumit,
    llum nga nihilistët,
    po llumi i llumit,
    janë ish-komunistët!

    Janë ish-komunistët,
    marksist-leninista,
    që thonë për Enverin,
    fjalët më të pista!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *