• |
ide | kryesore

Lionel Messi, në delirin e triumfit: “Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston”

-Instant, Sport
Lionel



Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar. Numri 10, në përpjekjen e tij të pestë, më në fund fitoi të vetmin trofe që i duhej ende. “Është çmenduri, më bëri ta dëshiroja, por është gjëja më e bukur që ekziston – tha Lionel për mikrofonat e Tyc Sports -. E desha shumë. E dija që Zoti do më jepte, kisha këtë ndjenjë. Vuajtëm shumë por arritëm t’ia dalim. Mezi pres të kthehem në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë e gjitha kjo.”

Lionel Messi, i zgjedhuri MVP i Kupës së Botës, siguroi tifozët argjentinas, duke përjashtuar një tërheqje nga kombëtarja. “Natyrisht që doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Faleminderit Zotit që më dha gjithçka. Ta mbyll karrierën time kështu, është mbresëlënëse – shtoi Pleshti -. Pas kësaj çfarë do të ketë? Arrita të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës… Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të luaj në ekipin kombëtar, në këtë grup. Dua të vazhdoj të jetoj edhe disa ndeshje si kampion bote. Është ëndrra e shumë fëmijëve, pata fatin që fitova gjithçka dhe ajo që më mungonte është këtu”.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar

Me gjashtë gola në Kupën e Botës, Lionel Messi ka arritur në kuotën 98 për Argjentinën. Është e lehtë të mendosh se objektivi i tij i radhës do të jetë 100 gola me fanellën Albiceleste. Edhe pse tashmë askush nuk mund t’i heqë një vend në Olimpin e më të mëdhenjve. As kritikuesit, gjithnjë e më të paktë pas Botërorit spektakolar të zhvilluar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *