• |
ide | kryesore

Video/ Kastriotit i anulohet goli, Çela merr pikë mbijetesë në shtëpinë e Erzenit mes polemikave

-Instant, Sport, Video
Çela



Në pritje të rikuperimit të ndeshjes me Bylis, në 19 prill, Kastrioti i vendit të fundit vazhdon të marrë pikë. Në Niko Dovana kundër Erzenit përfundon 0-0, me krutanët që kanë parë t’i anulohet një gol në pjesën e parë. Çela tani shpreson vetëm të mos gabojë në ndeshjet që do të luajë në shtëpi (Elbasan Arena) për të tentuar mbijetesën in-extremis.

Barazimi i 14 nga ana tjetër për Erzenin në këtë kampionat, me shijakasit dukshëm në vështirësi edhe në “Niko Dovana”. 0-0 përballë Kastriotit e thith formacionin e Kapllanit në vorbullën e zonës së mbijetesës. Nonato nuk ishte në ditën e tij më të mirë e ngërçi që po kalon braziliani ka ndikuar të gjithë skuadrën. Në fakt, Erzeni ishte edhe i pafat, kur goditja e Enk u devijua në shtyllë nga Sali. Portieri krutan bëri dy ndërhyrje vendimtare për të ruajtur të paprekur portën.

Çela

Shijakasit kanë regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, duke treguar se janë larg formës së mirë që treguan në nisje të kampionatit. Kastrioti ka ambicjen për t’i shkuar deri në fund kampionatit dhe Çela me llogaritë duket se është mirë. Krutanët u shfaqën shpesh më ngulmues në kërkim të golit dhe fitores. Por nuk ia dolën që të shënonin, duke u kënaqur në fund me vetëm 1 pikë.

Lexo më tej: Video/ Santos me roveshatë shpëton nga humbja Bylis: 4 gola për 1 pikë në Ballsh, me Teutën që i falet L. Vilës

Edhe pse të fundit, situata mund të përmbyset në rast të një fitore në sfidën e prapambetur me Bylis. Kastrioti i gëzohet 4 pikëve të siguruara në dy ndeshjet e fundit dhe ngjitet në 28 pikë, 7 nga shpëtimi.

Lexo më tej: “Ndoshta babai i punon në stacionin e trenave se i binte bilbilit gjithmonë”: Shensoi shpërthen kundër arbitrit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *