• |
ide | kryesore

Video/ Santos me roveshatë shpëton nga humbja Bylis: 4 gola për 1 pikë në Ballsh, me Teutën që i falet L. Vilës

-Instant, F1, Sport, Video
Santos



Një ndeshje që nuk duhej humbur. E në fakt nuk e humbi askush. Në Adush Muça pati përmbysje e rikuperime mes Bylis e Teutës, për një barazim 2-2, që ndan pikët pa ndihmuar akënd realisht. Vendosën dygolëshat e Santos e Lorenco Vilës në ndeshjen që hapi javën e 29 të Kategorisë Superiore.

Skuadrat ndaheshin nga 5 pikë para ndeshjes, e janë po aq distante edhe tani, vetëm se mallakastriotët kanë një ndeshje për të rikuperuar. Atë kundër Kastriotit në 19 prill. Bylis u hodh i gjithi përpara, duke e vënë nën presion kundërshtarin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20’ nga Santos. Braziliani finalizoi me ftohtësi një aksion të gjithin vertikal, duke mposhtur Qirkon. Një gol që zgjoi durrsakët, të favorizuar edhe nga një lloj vetëkënaqësie të skuadrës së Shensoit. Në minutën e 36’ Lorenco Vila barazoi rezultatin, duke shënuan me kokë me Teqjan që nuk mund të bënte asgjë.

Përmbysja e Teutës në fakt u kompletua në pjesën e dytë dhe kishte të njëjtin protagonist. L. Vila veproi me inteligjencë në minutën e 58, duke e goditur topin me kokë aty ku portieri nuk mund të arrinte. Kryqëzim në shtyllën e dytë me Teqjan që mbeti i palëvizur.

Lexo më tej: Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon ndeshjen Kastrioti-Bylis

ROVESHATA E SANTOS

Nuk mbeti Bylis në fakt i palëvizur, sepse ballshiotët shkundën plogështinë, duke tentuar të shpëtonin ndeshjen dhe sezonin. Humbja do të kishte qenë rënie gati e sigurtë nga kategoria. E nëse ballshiotët janë ende në lojë duhet të falenderojnë Santos. Në minutën e 71’ braziliani shënoi një supergol me roveshatë, duke i cuar shifrat në 2-2. Me këtë barazim Bylis mbetet në zonën e rënies nga kategoria. Vendi i 9 me 30 pikë për të besuarit e Shenosit, ndërsa Teuta barazon Kukësin në vendin e 7 me 35 pikë. Por blutë duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre kundër Vllaznisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *