• |
ide | kryesore

Video/ Shpejtësi e finesë, Uzuni udhëheq Granada drejt La Liga: goli i 21 sezonal i beratasit mposht Las Palmas

-Instant, Sport, Video
uzuni



Fitore në ndeshjen direkte me Las Palmas dhe Granada sheh tashmë nga afër promocionin direkt në La Liga. Protagonist edhe njëherë Myrto Uzuni, që shënoi golin e 21 në sezon me klubin spanjoll. Beratasi shënoi golin e dytë për Granada dhe është pranë thyerjes së rekordit të klubit për gola të shënuar në një sezon të vetëm nga një futbollist.

Lexo më tej: Video/ Njëzet gola te Granada e ardhmja në Premier League, Uzuni premton: “Dua të shënoj në Varshavë”

Uzuni ka tërhequr Granadën në vendin e dytë të La Liga 2, që të çon direkt në promocion. Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare ka mposhtur 2-1 Las Palmas, duke e kapërcyer në renditje. Në minutën e 40 të takimit, Uzuni finalizoi një kundërsulm. Shpejtësi e finesë e beratasit, që la pas mbrojtësit e më pas mposhti portierin me një diagonale të saktë.

Goli i 2-0 i shënuar nga shqiptari siguroi rezultatin, sepse bëri të pavlefshëm tentativën për rikthim të Las Palmas. Coco shënoi në minutën e 50, por miqtë mbetën me 10 lojtarë, pas katër minuta nga fundi. Vitolo mori të kuqe direkte, duke prërë shpresat e tyre, që tani janë të tretët, dy pikë pas Granada. Në vendin e parë vazhdon të jetë Eibar me 65 pikë, e ndjekur nga Uzuni e të tjerët me një pikë më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *