• |
ide | kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një doganier është arrestuar nga policia e Vlorës pasi i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë për korrupsion.

46-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *