• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në aksin Levan-Vlorë, përfundon në spital 30-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Vlorë” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se një makinë tip Hyundai me drejtuese 30-vjeçaren I. D. është përplasur me mjetin Opel që drejtohej nga një 43-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes shtetasja I. D. ka mbetur e plagosur dhe më pas është transportuar drejt spitalit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, automjeti tip “Hyundai” me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *