• |
ide | kryesore

Afrona Dika flet sërish për ndarjen nga Blero

F1, Paparazzi



Afrona Dika ka folur sërish mbi ndarjen e saj me artistin, Blero Muharremin.

E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.

Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e shikon që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”.

“Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta duhet të them se ka përfunduar me sherr”, u shpreh Afrona.

Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund pas dy vite martesë.Arsyeja u përfol në atë kohë se ishte largësia gjë që u përmend nga modelja në një tjetër intervistë për “Në kurthin e Piter Pan”.

“Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme.

Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë”, tha ajo./Lapsi.al

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *