• |
ide | kryesore

Fyerje e urime makabre për Theo Hernandez: tifozët i kërcënojnë të birin 1 vjeçar

-Instant, Sport
Theo Hernandez



Në futboll limitet kalohen shpesh nga tifozët, por tani gjërat kanë filluar të dalin përtej fushës së gjelbër. Një vrull i keq urrejtje po përplaset në profilin e Theo Hernandez në Instagram. Disa tifozë i kanë uruar vdekjen e djalit të francezit që sapo mbushi 1 vjeç. Pa llogaritur ofendime shumë të rënda ndaj mbrojtësit të krahut kuqezi.

Në epokën e rrjeteve sociale, për fat të keq, ndodh shpesh të hasim luanë të tastierës me ofendimin e lehtë sidomos ndaj futbollistëve. Dhe ja çfarë ndodhi me Theo Hernandez i cili ishte viktimë e një stuhie mallkimesh që nuk kursyen as djalin e tij 1-vjeçar. Ky i fundit është bërë objekt fyerjesh të rënda, komente në të cilat i urojnë vdekjen. Pa harruar edhe shumë ofendime të tjera vulgare të papërshkrueshme.

Shumë komente janë shkruar në dialektin napolitan dhe tifozët kuqezi ndërhynë menjëherë për të mbrojtur lojtarin e tyre. Por ofendimet kishin të bënin edhe me francezin dhe dikush shkoi deri aty sa i uroi sëmundje të pashërueshme. Një tjetër faqe shumë e keqe e tifozerisë që prek Serie A, e cila tashmë është njollosur nga përplasjet e të premtes para Spezia Lazios. E të martën është Napoli-Milan në Ligën e Kampionëve…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *