• |
ide | kryesore

Fushata e 14 Majit dhe deformimi me ligj i kohës televizive

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fushata e 14 Majit ka nisur e qetë dhe pa probleme. Në dukje nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga fushatat e deritanishme për zgjedhjet lokale. Por pas këtij normaliteti, fshihet një deformim, që pak nga pak pritet t’i japë tonalitetin mesazhit që shkon tek zgjedhësit. Sepse, nga momenti që gjykata i dhuroi grupit të Alibeajt logon e Partisë Demokratike, ai përfitoi 1) paratë, 2) komisionerët dhe 3) kohën televizive që i takon partisë më të madhe të opozitës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kujdes që ta caktojë këtë të fundit pak ditë më parë përmes një vendimi të posaçëm. Në bazë të ligjit rezulton se hapësira më e madhe televizive do të shkojë për Erjon Veliajn e PS dhe Roland Bejkon e PD-së, pavarësisht se ky i fundit është një kandidat fiktiv që nuk ka as mbështetjen e deputetëve të grupit që e zgjodhi.

Kandidatëve të tjerë u takon shumë më pak kohë në media. Këlliçi, Qori, Përnaska dhe Dajti do të duhet të kënaqen një kohë televizive minimale. Por çfarë ndodh në realitet?

Lapsi.al vëzhgoi një edicion lajmesh në dy televizionet kombëtare dhe në televizionin informati me shikueshmërinë më të lartë në vend.

Nga edicioni i Tv Klan i datës 17 Prill rezulton se hapësira e njëjtë televizive u është dhënë Erjon Veliajt dhe Belind Këlliçit.

Nga edicioni i Top Channel, i datës 17 Prill rezulton se hapësirë i është dhënë vetëm Erjon Veliajt, në shpërfillje të kandidatëve të tjerë.

Dhe nga edicioni i News24, hapësira televizive është e njëjtë mes Erjon Veliajt të PS dhe Roland Bejkos të PD-së, siç e kërkon Kodi Zgjedhor.

Shihet se i vetmi televizion që e ka zbatuar vendimin e KQZ-së është News24, ndërsa dy televizionet kombëtare kanë vendosur ta ndajnë vetë këtë kohë. Ky minutazh është vetëm një pjesë e kohës për secilin kandidat në lajme. Po aq të rëndësishme janë bisedat në studio, komentet dhe debatet e drejtpërdrejta.

Gjithsesi ligji i imponohet televizioneve t’i japin më shumë hapësirë Veliajt dhe shumë më pak Këlliçit, pavarësisht se gara reale në Tiranë është mes këtyre të dyve. Herët a vonë, ky deformim do t’i japë efektet, duke i hapur rrugë një handikapi, që bashkë me heqjen e parave dhe komisionerëve për rivalët politikë, u jep socialistëve qetësinë dhe sigurinë që të zhvillojnë një fushatë “të gjelbër” apo “modeste”./Lapsi.al



11 Comments

  1. Duhet ti lihet me shume hapesire PD te Alibeaj qe jane filizat e opozites se ardheshme
    properendimore. Ndoshta edhe per 3-4 mandate do mbeten te paperfillshem ne skenen
    politike por me vone me largimin e mbeshtetesve te Berishes nga Shqiperia per shkak
    te represionit te pushtetit keta edhe me ndihmen e qeverise dhe amerikaneve do te
    krijojne elektoratin e tyre. Prandaj opozitaret properendimore duhet te votojne qeverine
    per te ndihmuar PD-ne e Alibeaj qe te mekembet se po moren pushtet opozita e
    drejtuar nga Berisha keta te Alibeajt shkrihen si bora ne pranvere.

  2. Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

    E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon llogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

    Janë të gjithë në radhë për SPAK.

  3. Po si do komentojë ai për kumandarin ai.Ky i pa ymër flet me kaq urrejtje sikur Berisha i ka mor mar gjithë femrat e fisit!!!

  4. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.Emigranti cecen ty kane shkerdhy atje ku je me grek e anglez,salihu te coje atje si refugjat rrugesh tani shkruan per salihun

  5. “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.

    Sipas të dhënave të kësaj blerje, vetëm skena, pajisja e saj, pa transmetimin dhe “aksesorët” e tjerë, ka kushtuar 100 mijë euro. Po nga vijnë paratë që kanë si adrësë shtëpinë e Sali Berishës?

  6. Sali Berisha ka shërbyer për mbi tridhjetë vjet në Banketin Politik Shqiptar janë dëshmi e palëkundur e faktit se kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një individ politik të rremë, gënjeshtar, hipokrit, të pagdhendur, harbut dhe të dëmshëm. Siç e pohoi me krenari para disa ditësh, ai qenkesh bërë qysh pesë vjeç njësh me pushkën si mjet vrasjeje dhe jo me librin si mjet dijeje apo me çiftelinë si mjet hareje, gëzimi dhe nderimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *