• |
ide | kryesore

Interpol: Mbi 200 tonë drogë janë konfiskuar në Amerikën Latine

Lajme, Planet, Të fundit



Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë. Prangosja ka ardhur në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol).

Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave të tjera. Vlera e tyre arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë. Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë. Operacioni është zhvilluar në 15 shtete.

Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

“Fakti që një operacion i konfiskimit të armëve ka rezultuar në kapje të një sasie kaq të madhe të drogës, dëshmon se këto krime janë të ndërlidhura”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *